Pogaçe role me mishe të that
Kuzhint.comPogaqe role me proshute, mishe te thate dhe djathe e pergaditur nga Feti Ibraj
Receten per Pogaqe rollate:
Per brumin:
2 veze, 2 kosa te vegjel,
miellë sipas nevojes,
4 lugë supe vaj luledielli,
1lugë supe krip,
1 lugë kafeje sod buke (bikarbona),
gjysmë gote uje të ngrohtë,
majonez per lyerje.
Per mbushjen:
200 gr proshutë pule apo tjera te preme ne feta te holla,
150 gr mish i thatë i preme ne feta te holla,
8 copa feta te holla djathe kaqkavalle,
pak vaj ulliri,
biber e origan te thatë sipas shijes suaj.
Pergaditja;
Brumin e pergaditim se pari ku ne nje ene i thejme vezet shtojme kosin, ujin, kripen, soden dhe i perzime bashkë duke e ngope pastaj mielle ngadalë deri te formohet nje brume.
Brumin e leme te pushoje 10 min e ngjeshim e formojm ne kulaq dhe e t'hollojme ne form katrore si pete rollati duke e mbushe siper peten me proshuta, djathin e siper tyre i hedhim biber te zi, pak vaj ulliri dhe origan.
Pasi qe e kemi mbushur e mbeshtjellim nga fillimi duke ja mbyll mire qoshet dhe e rrotullojme ne forme rollate ku siper e lyjme me majonez, e qesim ne tepsi te shtruar me leter furre te shtrume dhe e pjekim ne 180-200 grad C per 25 min (shikone se mvaret se qfar furre keni).
Ju befte mire.
Fjalet kyqe : brumera pogaqe role proshute mishe thate djathe