Po ju shkakton puna shtim ne peshe
Po ju shkakton puna shtim ne peshe

Po ju shkakton puna shtim ne peshe

Kuzhint.com

Nëse puna nuk mund të akuzohet drejtpërdrejt për shëndoshjen, kombinimi i stresit të madh të punës me gjumë jo të mjaftueshëm dhe

aktivitet fizik të paktë, mund të çojë në shtimin në peshë.

Mbrojtja më e mirë është zakoni i përsëritjes së ushtrimeve rregullisht dhe ushqimi i duhur.

Një gjë e tillë nis pasi të kuptoni rrezikun e shtimit të peshës në punë, kështu që mund të hidhni hapat për ta shmangur atë.

Stresi i shumtë e bën trupin tuaj të prodhojë më shumë hormonin e quajtur kortizol, i cili jo vetëm që ju shkakton uri,

por gjithashtu e sinjalizon trupin tuaj të ruajë qelizat e yndyrës dhe të prodhojë më pak testosteron, që nënkupton më pak muskuj,

sipas Shaun Talbot, një biokimisti të ushqimit, autor dhe konsulent.

Është po aq e rëndësishme ta mbash stresin nën kontroll, sa edhe ushtrimet dhe dieta, thotë Talbot, autor i Lidhja e Kortizolit

Pse stresi ju shëndosh dhe ju shkatërron shëndetin.

Nëse njerëzit do të bëjnë secilën nga këto të tria, do të kenë më tepër rezultat se të bëjnë njërën nga të tria.

Dora juaj shërben si një guidë praktike se sa shumë duhet të hani, sipas Talbotit.

Për një vakt me 500 kalori, grushti përfaqëson sasinë e karbohidrateve dhe pëllëmba sasinë e proteinave.

Dora juaj e hapur është porcioni i frutave dhe perimeve që duhet të hani, ndërsa rrethi që bëni me gishtin e madh dhe

tregues është se sa shëndet do të merrni.

Është një mënyrë për të vlerësuar kaloritë pa i numëruar, thotë Talbot.

Qëndro larg makinave-shitëse duke marrë në punë me vete gjëra të shëndetshme, si bajame, kokoshka me pako të vogla, thot Mariza Mur,

një dietologe dhe zëdhënëse e Shoqatës Dietike Amerikane.

Çelësi është të mos marrësh me vete gjithë kutinë, thotë Mur.

Nëse e merrni të gjithën, jeni të prirur të hani më shumë se një

Për klientët që janë shumë të zënë për të lëvizur gjatë punës,

Talbot rekomandon një program 3 herë në javë me 28 minuta ushtrime, ku kombinohen aktivitete intensive me periudha pushimi.

Nëse gjithë problemi është koha, kjo është kohamë e shkurtër që dikush mund të bëjë ushtrime dhe të ketë rezultat, thotë ai.

Nëse e keni shtëpinë larg, mund të evitoni makinën duke ngrënë mëngjes para se të shkoni në punë dhe një mesvakt të lehtë para kthimit në shtëpi.

Gjithçka është e shijshme kur jeni të uritur, thotë Mur.

S’keni pse ndaloni para një fast-foodi rrugës për në punë apo shtëpi, sepse do të merrni mbi 1200 kalori pa e kuptuar fare.

Punedhensi : Kompani të ndryshme kanë filluar që t’i ndihmojnë punëmarrësit që të jenë të shëndetshëm, rrëfen Luan Hajnen, drejtor i Institutit të Inovacionit për mirëqenien e vendit të punës.

Mbështetja nënkupton inkurajimin e punonjësve për të bërë palestër, duke përfshirë edhe shtimin e rrugicave në kampuset e koorporatës,

duke pasur kujdes që takimet e drekës të përfshijnë sallatën dhe ushqime me pak yndyrë dhe duke bërë ulje në ushqimet e

shëndetshme që shërbehen në kafenë e kompanisë.

Këta punëdhënës janë të ndërgjegjshëm për shëndetin, thotë Hajnen.


Fjalet kyqe : keshilla  shkakton  puna  shtim  peshe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tavë peshku
Erëzat ”Pluhurat Magjike” Të Kuzhinës
Ëmbelsirë me tre përbërs