Pite Ramazani
Pite Ramazani

Pite Ramazani

Kuzhint.com

Persona : 4 Koha e Përg. : 1:15 h Koha e Pjekjes : 25m Gati për : 1:40 h

Piteja e Ramazanit është bukë tradicionale turke e cila gatuhet krysisht në muajin e Ramazanit.

Paçka se quhet pite, në fakt është një lloj i veçantë buke me një shije karakteristike.

Përbërësit : 2 gota uji miell 1 lugë ëmbëlsire maja 1 lugë ëmbëlsire sheqer 1 lugë ëmbëlsire kripë 1 gotë ujë i vakët

Për sipër: 1 e verdhë veze Susam

Përgatitja : Në një enë të thellë hedhim miellin.

Majanë e tresim në pak ujë të vakët dhe e hedhim mbi miellin.

Shtojmë sheqerin, ujin e vakët dhe i përziejmë.

Shtojmë kripën dhe i përziejmë bashkë për rreth 5 minuta.

Enën ku është brumi e mbulojmë dhe e lemë të qetësohet për 1 orë.

Mbi tavolinë spërkatim pak miell dhe brumin e shtrijmë me duar.

Mbi tepsinë ku do ta pjekim, shtrijmë letër furre.

Mbi të spërkatim pak miell dhe pastaj mbi të vendosim brumin e shtrirë.

E hapim dhe ca me duar deri sa të marrë trajtën e dëshiruar.

Në fund duhet të dalë e trashë sa gishti tregues.

Duke i mëshuar sipër me majat e gishtave, i bëjmë prerje duke duke i dhënë forma sipas dëshirës.

E lemë ashtu dhe për 10 minuta që të vijë dhe ca.

Me ndihmën e një furçe kuzhine e lyejmë sipër me të verdhën e vezës.

Pastaj e spërkasim sipër me susam dhe fara të zeza.

E fusim në furrë të ngrohur në 200 C dhe e lemë të piqet për rreth 20 minuta.


Fjalet kyqe : brumera  pite  ramazani  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte për ditelindje  nga Loli Dina
Pogaqe me pet
Biskota me kakao