Pite me kungullë dhe speca të gjelbërt
Pite me kungullë dhe speca të gjelbërt

Pite me kungullë dhe speca të gjelbërt

Kuzhint.com

Pite me speca të gjelbert dhe me kungullë për sot nga unë me kerkesen e fëmijve.

Receta: Nevojitet:

700 gr. miellë,

1 kg. kungullë,

1/4 kg. gjalpë,

1 gotë qumësht,

2-3 lugë supe sheqer sipas dëshirës, pak kripë.

Gjysem kg speca të gjelbert.

Udhëzimet:

Zihet brumi i butë me miell të situr, sikurse për çdo pite.

Pasi të pushoj pak, brumi ndahet në toptha të vegjël të cilët hapen me tëhollues duke i përmillur vazhdimisht dhe petët e hapura piqen mbi pllakë shporeti.

Në ndërkohë kungulli i njomë grryhet me lugë ose në rende.

Në tenxhere hidhet një lugë gjalpë ose vaj dhe në yndyrën e nxehtë, hidhet kungulli.

Shtohet sheqer sipas dëshirës, në maj të gishtërinjëve kripë dhe duke e përzier shtohet pak nga pak qumësht.

Kungulli zihet gjersa të jetë zbutur mirë.

Tepsia 38 lyhet me yndyrë dhe shtrohet një e nga nje petë e cila spërkatet me yndyrë, mbi petë hidhet kungull i përgaditur, gjysem tepsie si ne foto mbi kungull vendosim petë e lyer me yndyrë dhe rradhë petë e lyer me yndyrë-gjersa të hargjohet e tërë brumi.

Gjysmen e pites e bejm me speca të gjelbert si ne foto ku me par i kemi ferguar me gjalpë dhe krypë sipas shijes.

Në fund vehet peta e cila lyhet mirë me yndyrë dhe qumësht.

Para se të piqet, shpohet në disa vende me piru.

Pitja me kungullë dhe speca të gjelbert piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C, e si të largohet nga furra, spërkatet me ujë ose qumësht, mbulohet për pak kohë dhe pastaj shërbehet e nxehtë e ndarë në katrorë.

Pitja mund të përgaditet edhe me petë të gatshme.

Ju befte mire nese e gatuani.


Fjalet kyqe : brumera  pite  kungulle  speca  gjelbert  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha me kakao
Kek me copa cokollate
Panine te mbushura