Pite me gjize
Pite me gjize

Pite me gjize

Kuzhint.com

Perberesit: 10 Peta te gateshme per pite 400 gr Djathe feta 300 gr Gjize 300 ml Jogurt 5 Veze Krip, piper 150 ml Vaje 150 ml Qumesht Pergaditja: Perzim vezet me nje luge gjelle vaj, gjizen, djathin e coptuar dhe jogurtin.

I hedhim krip e piper (kujdes me kripen pasi qe djathi ka krip). Marrim nje tepsi rrumbullake e lyejme me vaj dhe ia vendosim nje pete (Peta duhet 4 cm jashta tepsise te mbetet ).

Perzime qumeshtin me vajin e mbetur dhe e sperkasim me te peten qe kemi vendosur ne tepsi.

Ia hedhim nje shtrese me masen e pergaditur me djathe, e sperkasim mandej prap me qumeshtin e perzier me vajin.

Keshtu veprojme deri sa te mbaroj masa me djathe.

Ne fund pjesen petes qe ka mbetur jashte tepsise e palojme mbi petet qe kemi paluar e sperkasim me perzierjen me qumeshtin dhe e vendosim piten ne furre qe te pjeket ne temperatur 180 Grad per 35 minuta. Ju beft mtre!


Fjalet kyqe : brumera  pite  gjize  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Salate dietike me thjerreza te kuqe
Toptha me kokos  nga Kaltrina Berisha
Pogaçe te vogla ( brumi me patate) nga Kaltrina Berisha