Pite e zbuluar
Pite e zbuluar

Pite e zbuluar

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

700 gr miell, Ujë, Kripë, 1 lugë vaj, 300-500 gr djathë, 100-150 gr mazë, 2-3 vezë, 1/2 lugë miell misri

Pregaditja e recetës :

Varësisht nga madhësia e tepsisë, ulet brumi me ujë të vakët, kripë dhe 1 lugë vaj.

Ndërkohë, djathi troshitet, i shtohen maza, vezët, lugë miell misri dhe të gjitha përzihen mirë.

Ngjeshet brumi dhe tëhollohet.

Vihet në tepsi të lyer me yndyrë dhe mazë, kurse skajet depërtojnë përtej tepsisë.

Mbi petë shtrihet djathi i përgatitur me përbërësit e tjerë, kurse skajet e petës palosen nga brenda.

Mesi mbetet i zbuluar.

Nxehet furra në 250 gradë C, futet tepsia, pastaj ulet temperatura në 200 gradë C.

Piqet për 30-40 minuta.

Në disa fshatra, mesi i përpeqit ngjyhet me bukë të nxehtë mrume.


Fjalet kyqe : perpeq  zbuluar  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Torte angleze me mak
6 heqës njollash të tapetit në shtëpi
Harroni ku i leni gjërat? Ja si shpjegohet kjo!