Pispilit (pite)me spinaq dhe presh
Pispilit (pite)me spinaq dhe presh

Pispilit (pite)me spinaq dhe presh

Kuzhint.com

Perberesit ;

  • ˝ kg spinaq dhe presh
  • 3 kokrra veze
  • 2 goda me miell misri
  • ˝ gode uji me miell misri per t’ja hedhur siper mbasi e kemi shtruar ne tave
  • 1 ˝ gode uji me kos
  • 100 gr djathe te bardhe
  • 1 gode uji me shellire djathi
  • Piper te zi
  • Kripe jo se ka shellira e djathit
  • Vaj ulliri 1 fixhane kafe
  • 1 luge gjelle me gjalpe per siper
  • Per lyerjen e taves mund te perdorni ose vaj ose gjalpe kjo nuk ka shume rendesi.

Pergatitja

Mbasi i kemi lare preshat i grijme dhe me pas i skuqim.

Ne nje tenxhere hedhim vajin e ulliri dhe preshat e grire imet.

I skuqim ne zjarre te avashem deri sa preshi te ulet.

Mbasi preshi eshte zhytur i gjithi ne yndyre do ti hedhim nje gode uji per ta zjerre.

Kur te na thahet uji ne do te hedhim shelliren e djathit duke e trazojme mire qe te shperndahet ne gjithe gjellen.

Mbase kesaj do te hedhim kosin dhe do ta trazojme edhe kete njesoj si shelliren.

I rrahim vezet ne nje pjate dhe i hedhin tek gjella duke e trazuar shpejte qe mos te na mpikset veza.

Do te hedhim edhe piperin dhe djathin e thermuar.

Fillojme dhe hedhim miellin e misrit avash avash dhe duke e trazuar me nje rahese vezesh per arsyeje qe mielli te mos na behet kokrra kokrra.

Mbasi ja kemi hedhur te gjithe miellin dhe sigurohemi qe mielli eshte shkrire i gjithi do ta hedhim ne tave ku dhe do ta pjekim.

E pserkatim te gjithen me miell misri gjellen ku i edhe i hedhim copa te vogla gjalpi ne gjithe taven( shihni fotot).

E sperkatim edhe pak me uje dhe e fusim ne furre.

Me pare taven do ta kemi lyer ose me gjalp ose me vaj kjo varet nga deshira juaj.

Furren do ta ngrohim me pare ( 10 minuta para)ne temperaturen 220 grade dhe ne momentin qe ne do te fusim taven do ta cojme ne 180 grade dhe ne kete temperature do ta pjekim deri ne fund.

Do ta leme ne furre derrisa te behet kore dhe e stakojme temperaturen ku e leme ne furre per 10 minuta.

Me pas e e nxjerrim nga furra e presim dhe e servirim te ngrohte duke e shoqeruar me kos.

Ju befte mire


Fjalet kyqe : brumera  pispilit  spinaq  presh  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Patelxhana te mbushur---imam bajaldi nga tegatuajm.com
Kek  me kakao
Qofte me qumësht