Pispili (pite)me miell misri
Pispili (pite)me miell misri

Pispili (pite)me miell misri

Kuzhint.com

Perberesit:

Miell misri 2 gota uji

Qumesht 4 gota

Gjalpe 100 gr

Djath 100-150 gr

Pak sode nese doni

lakra te perveluara te grira holle 600 gr

1 tufe qepe te njoma ose tre presha ose te perzier 1 presh dhe ca qepe te njoma

1/2 gote qumesht

200 ml ajke qumeshti

1 tufe koper

Pak vaj ulliri

2 luge gjalpe

Lart dy tre grushta miell misri derisa mbulohet e gjithe tepsia

1 filxhan qumesht ose kos

1-2 luge gjelle gjalpe

Pergatitja: Ne nje tenxhere veme qumeshtin te zieje.

Ne nje tas hedhim miellin e misrit, kripen, dhe pak sode buke nese do e perdorim me sode buke. (kujdes sepse kjo receta nuk do shume sode buke).

Shtojme qumeshtin e nxehte dhe e perziejeme me nje luge druri.

Brumi del nje mase jo e holle shume por as e trashe.

Tek brumi shtojme dhjathin e grire dhe gjalpin.

I perziejme te gjitha derisa gjalpi te shkrije komplet.

Tepsine e lyejme me vaj ose gjalpe dhe mbi te shtrojme brumin e sapo pergatitur.

Brumin e sheshojme ne gjithe siperfaqen e tepsise.

Le te merremi tani me mbushjen.

Ne nje tas hedhim qepet dhe preshet e grire holle.

Shtojme lakrat e perveluara kripen, qumeshtin, ajken e qumeshtit, vezet, kopren e grire holle, vajin e ullirit dhe gjalpin.

I perziejme te gjithe derisa te behet nje mase.

Masen e heidhim mbi tepsine ku kemi vene brumin.

Mbi mase hedhim me grushta miell misri dhe e hapim mbi gjithe siperfaqen e mbushjes derisa tepsia te mbulohet komplet me miell (po qe nevoja hapeni dhe me dore).

Ka shume rendesi pasi kjo eshte korja e siperme qe krijohet gjate pjekjes se pispilise.

Ky mielli siper thith gjithe lageshtiren qe nxjerrin lakrat dhe keshtu krijohet peta e siperme.

E veme per te pjekur ne temperature 200 grade.

Pasi kane kaluar rreth 15 min. marrim qumeshtin ose kosin e perziejme me gjalpin e tretur dhe e sperkasim ne gjithe siperfaqen e tepsise.

E veme perseri te piqet derisa te perfundoje pjekja. (pra te kete marre ngjyren e kuqeremte).

Dua te them se perziejne gjalpe dhe qumesht i jep shume shkelqim dhe shije.

Pas eshte pjeskur e leme te pushoje te pakten 15 minuta para se ta presim dhe ta servirim.

Shkon shume me kos.


Fjalet kyqe : brumera  pispili  miell  misri  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Patate të mbushura
Leqenik
Speca turshi me hudhra nga   Albini Learti Jetishi