Pinxhurë
Pinxhurë

Pinxhurë

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 10 kg speca
  • 15 kg domate
  • 3 filgjana të kafës vaj
  • 1 filgjan të kafes krip
  • 1 filgjan sheqer
  • 1 filgjan ufëll
  • 10 – 15 thelba hudhër
  • 1 – 2 tuba majdanoz

Përgatitja:

Domatet i përvlojmë, i qërrojmë, i grijmë dhe i vemë të zihen.

Poashtu edhe specat i pjekim, i qërrojmë, i presim imtë dhe ua shtojmë domateve cilat kemi shterur nga lëngu duke I zier afer 60 min.

Domatet dhe specat i zijmë 3- 4 orë, dhe kur pinxhuri fillon të shterrët i shtojmë vaj, kryp, hudhra, sheqer, ufëll, dhe i zijmë ashtu edhe gjysëm ore sebashku.

Në fund pinxhurit i shtojmë majdanoz të grirë dhe pas 15 min. e largojmë nga zjarri.

Kavanozët të nxetë i mbushim me pinxhur të nxetë pastaj i mbulojmë me batani dhe I lëmë ashtu te mbuluara disa orë, gjer sa të ftohen.


Fjalet kyqe : tradicionale  pinxhur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbëlsir me pudingë nga Bo Na
Kollpite te vogla me spinaq
Biskota me gjeme kumbulle