
Pilaf me karkaleca
Kuzhint.comPerberesit per 4 porcione:
500 gr Karkaleca deti (te fresketa ose te ngrira),
1 Spec i kuqë,
2 Thelbinj hudhre,
2 cm Xhenxhefil,
3 Luge gjelle vaj,
300 gr Oriz,
200 gr Bishtaja,
1-2 Luge gjelle Salc soja e bardhe,
Pergaditja:
Specin, xhenxhefilin dhe hudhren e presim ne copa te imeta.
Pastaj i hedhim ne nje ene te thelle duke ia shtuar vajin dhe karkalecat e fresketa (nese vendosni per karkalecat e ngrire atehere lejeni njehere te shkrihen).
I perzijme perberesit pastaj e vendosim enen ne frigorifer per 30 minuta per tu marinuar karkalecat.
Hedhim orizin dhe 600ml uje ne nje tenxhere.
I shtojme krip dhe e vendosim mbi zjarre qe te zihet orizi per 30minuta.
Bishtajat i pastrojme dhe i ziejme ne uje te valuar per 3-5 minuta.
Pastaj i kullojme dhe i shpelajme me uje te ftohet.
Vendosim tiganin mbi zjarre pastaj e hedhim komplet masen me karkaleca qe kemi pergaditur me heret dhe e lem qe te piqen karkalecat 2-4 minuta dhe ne fund ia shtojme bishtajat dhe 1-2 luge gjelle salce soja.
Te servohet orizi i zier ne pjate duke ia hedhur siper masen e pergaditur me karkaleca dhe bishtaja si dhe pak gjethe majdanozi ose korianda.
Pergaditur nga tegatuajm.
Fjalet kyqe : gjellera pilaf karkaleca deti
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

5 ushqime të cilat janë të shëndetshme për Prostatë

Pija çudibërëse me shafranin e Indisë
