Pide turke
Pide turke

Pide turke

Kuzhint.com

Perberesit per 4 persona:

450 gr Miellë,

20 gr Kfasac,

Nje maje thike sheqer,

Gjysem luge qaji kripë,

Nje luge gjelle vaj,

2 Luge gjelle jogurt.

Perberesit per mbushjen:

Gjysem spec i kuqe,

2 Domate,

Nje tufe fleta tymian,

Nje tufe qepe pranverore,

250 gr Mish i bluar qengji ose lope,

2 Luge gjelle vaj,

Nje luge qaji fara te zeza,

Krip, piper sipas shijes.

Pergaditja:

Sheqerin dhe kfasacin e tretim ne 150 ml uje te vaket pastaj sbashku me miellin, kripen, vajin dhe jogurtin bejme brumin.

E lem brumin 1 ore ne nje vend te nxeht per te ardhur.

Specit ia largojme te gjithe pjesen e mbrendshme dhe e presim ne katrore te vegjel.

Qepet e reja i pastrojme dhe i presim ne katrore te imet.

Tymianin e presim imet.

Domateve ia largojme levoren dhe pjesen e mbrendshme dhe i presim ne katrore te vegjel.

Mishin e bluar e fergojme ne vaj duke i hedhur krip e piper.

E largojme nga zjarri dhe ia shtojme qepet, domatet, specin, tymianin dhe farat e zeza.

E perzim mire masen.

Krip e piper i hedhim sipas shijes.

Brumin e ardhur e ngjeshim mire dhe e ndajme ne 8 cope dhe seciles cope ia japim formen ovale.

Ne secilen cope hedhim nga masa e pergaditur me mishin e bluar.

Rrethin e pideve te mbushura e ngrisim pak me larte ne menyre qe mos te bie masa qe kemi mbushur.

Te piqen ne furre ne temperatur 225 Grade per 20 minuta.

Quelle: www. eatsmarter. de


Fjalet kyqe : brumera  pide  turke  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Midhje të fërguara
Pogaqe
Mjalti nga fara e zezë, bombë për gjakun e njeriut!