Picë në formë dielli
Picë në formë dielli

Picë në formë dielli

Kuzhint.com

Përbërësit – për dy persona:

Brumi:300gr miell, 180ml ujë, 2 lugë supe vaj ulliri, 1 lugë çaji majë buke, 1 lugë çaji kripë.

Mbushja:50gr mish të tharë, 50gr djathë mozzarella, 5-6 lugë salcë domatesh, 1 lugë supe rigon të tharë

Përgatitja: Fillimisht përgatitet brumi, duke përzier miellin me kripën, 2 lugë vaj ulliri, majë buke (të aktivizuar më herët me pak ujë dhe me shumë pak sheqer).

Brumi gatuhet me ujë dhe punohet edhe me dorë derisa të marrë masën e duhur.

Brumi lihet të vijë e në ndërkohë përgatitet masa me të cilën mbushet pica.

Mbushja përgatitet duke bluar djathin mozzarella me mishin e tharë, pak salcë të domateve e cila edhe ndihmon bluarjen dhe sipas dëshirës mund t’i shtohet spec i djegës dhe pak kërpudha.

Masës i shtohet pak kripë dhe rigoni dhe e gjithë kjo bluhet derisa të fitohet një lloj kremi.

Brumi i ardhur ngjeshet dhe ndahet në dy pjesë të cilat shtrihen por pak më trashë se sa shtrirja për picat e zakonshme.

Pjesa e parë vendoset në tavë për pjekje dhe lyhet e tërë sipërfaqja me mbushjen e përgatitur më herët e më pas mbulohet me petën tjetër.

Kjo prehet në forma si ndahet pica, por më të vogla dhe ato kthehen me dy rrotullime para se të piqet.

Pjekja bëhet në temperaturë të lartë 220 gradë për 12-13 minuta.


Fjalet kyqe : brumera  pice  forme  dielli  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kefiri si dhe vetit e ti si përbërs
Si bëhet keku
Fileto pule me perime dhe patate te ferguara ngane