Pica tradicionale me perime
Pica tradicionale me perime

Pica tradicionale me perime

Kuzhint.com

Perberesit per brumin: 1 kg miell 6-7 luge vaj ulliri 50 gr maja birre 2 luge sheqer 10 gr kripe 1 gote uje 2.

Perberesit per mbushjen: 300 gr salcice 2-3 domate te freskta 300 gr mocarela kripe rigon borzilok te fresket vaj ulliri Pergaditja, Ne fillime e gatuajm brumin per pica me te gjithe perbersit e me sipermdhe e leme qe te dyfishohet. Ndërkohë që presim brumin të vijë, marrim mocarelën dhe e presim në copa, presim gjithashtu në copa domatet dhe salçiçet.

Pasi kemi përgatitur brumin, marrim një tepsi të madhe dhe e lyejme me pak vaj ulliri, ( mund ta bëjmë ëdhe në dy tepsia nëse dëshirojmë). Hapim me dorë me kujdes brumin e përgatitur.

Duhet ta mbulojmë gjithë tavën.

Më pas me majat e gishtave e shtypim brumin me kujdes.

I hedhim sipër copat e domates.

I hapim mirë mbi brumin.

Pastaj i hedhim pak kripë, rigon dhe gjethet e borzilokut.

E fusim tavën të piqet në furrë të nxehtë 200 C përreth 10 minuta. Më pas e heqim tavën nga furri dhe i hedhim sipër copat e salçiçes, mocarelën dhe pak vaj ulliri.

E vendosim përsëri tavën në furrë derisa të shohim që pica është pjekur.

Pasi e nxjerrim nga furra, presim picën në copa dhe e shërbejmë të ngroht ju beft mire!


Fjalet kyqe : brumera  pica  tradicionale  perime  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Speca te mbushur
Buke misri
Bombica me fiq