Petulla të shpejta me lugë
Petulla të shpejta me lugë

Petulla të shpejta me lugë

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

Për majën nevoiten:, 100ml qumsht i ngroht, 1/2 lugë gjelle majë buke ( kvasatc), 1 lugë çaji sheqer, Për brumin nevoiten:, 0.5 l qumsht i ngrohët, 0.5 l ujë i ngrohët, 1 luge gjelle kripë, 1 sheqer vanilje, Miellë deri sa te krijohet një brum jo shumë i trash i zakonshëm i petullave, 1 liter vaj luledielli për fërgim, Kanellë të perzier ne sheqer për dekorim

Pregaditja e recetës :

Fillimisht dhe si gjithmonë, përgatitet maja e bukës

Në një filxhan të çajit, shtojm 100 ml qumsht të ngrohët, 1/2 lugë gjelle me kvasat kokërr ose 20 gr kvasat i lagët, dhe 1 lugë çaji sheqer

I përziejm mirë dhe i lëm përbërsit të 2-3fishihen.

Pasi maja të jetë 2-3 fishuar, i nga shtojm 0. 5 l qumsht dhe ujë të ngrohët, 1 lugë gjelle krip, sheqer vaniljen dhe i përziejm para se ti shtojm miellin, të cilin e vëm ngapak ngapak, me qëllim që mos të na krijohen kokrriza brumi.

Fërgimi : Vajin e vëm në tenxhere ose në tigan tê thellë fërgimi dhe e nxejm derisa te vloj/timoj.

Pasi vaji të jetë gati, e marrim një lugë sheqeri ( dmth lugë të mesme ), e mbushim me brumin e petullave dhe e vëm në vaj

Kështu veprojm me shpejtësi, derisa na mbushet tigani me petulla

Dhe pasi të jenë fërguar, i largojm nga vaji dhe i lëm të kullohen në pecetë letre, me qëllim që t'ju largohet sasia e tepërt e vajit.

Këto petulla, mund të shërbehen me sheqer pluhur ose të futen në sherbet me lemon

Sipas dëshirës mund të shoqërohen edhe me konzervime turshish ose ajvar e xhemra të ndryshem.


Fjalet kyqe : brumera  petulla  shpejta  luge  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me puding
Rafaelo prej patateve
Si t'i ktheni flokët grij, në natyrale