Petulla me maja
Petulla me maja

Petulla me maja

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

3 gota miellë , 1 lugë e vogël kripë, 10 gr maja birre e thatë, pak ujë të ngrohtë, 700 ml vaj për skuqje dhe mjalt

Pregaditja e recetës :

Gjyshja ime bënte petullat më të mira që unë kam ngrën ndonjëherë

Fatkeqësisht tani është shumë e moshuar dhe prej duarve të saj si kam provuar.

Këto petulla janë të mira për një mëngjes përgjat fundjavave kur keni kohë të gatuani për familjen tuaj.

Pergatitja :

Përzieni në një enë miellin me kripën dhe majan e thatë dhe shtoni pak nga pak ujë duke e përzier me një pirun.

Brumi nuk duhet të jetë shumë i fortë, gati i lëngshëm.

Mbulojeni me një beze dhe lëreni në vëndë të ngrohtë për 1 orë.

Mbasë 30 minutash përzieni dhe njëherë brumin.

Vendosni vajin të nxehet dhe me gishtat pak të njomur merrni pak nga brumi dhe shtojeni te vaji

Skuqini mirë nga të gjitha anët.

Kullojin dhe thithjani vajin me letër kuzhine.

Shërbejini me mjaltë ose reçel.

Mua më kujtohej që i ngjyenim dhe në sheqer kur ishim fëmij.


Fjalet kyqe : brumera  petulla  maja  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha me gjizë
Oriz me perime
Tatli lule me rrushe