Petulla (krofne) te mbushura
Petulla (krofne) te mbushura

Petulla (krofne) te mbushura

Kuzhint.com

Përbërësit

500 gr miellë,

350 ml dhalltë ose kosin e t’holluar me ujë,

1 kokërr vezë,

kripë sipas deshires,

1 lug gjelle raki,

5 gr maja birre (kfasac),

1filxhan qumesht,

1 filxhan vaj si dhe vaj per tu pjekur.

Per mbushje:

200 gr djathe,

200 gr spinaq,

3 domate,

qep te reja,

mundeni edhe sipas deshires se juaj ta zhgjdhni mbushjen.

Përgatitja:

Shkrijmë majanë në një gotë me pak qumesht të vakët ne një enë qelqi hedhim miellin dhe e leme qe te fryet.

Marrim miellin dhe i shtojmë te gjithe perbersit ne rradhe si kripen ku ne të i hedhim edhe vezën.

Shtojmë ngadalë dhalltën ose kosin e tholluar duke e përzier mirë me kujdes.

Shtojmë edhe rakinë.

E përziejmë përsëri.

Në fund shtojmë edhe majanë e shkrirë.

Trazojmë mirë gjithë përbërësit.

Brumi i petullave duhet të jetë si brumi i picës ose byrekut.

Lemë brumin të vijë në enën të mbuluar me pecetë, derisa të dyfishohet volumi i tij.

Më pas hedhim vajin në një tigan të madh.

E nxehim vajin 170 deri 180 grad C ( ose derisa të kaloni dorën mbi vaj ta ndieni nxehtësinë e tij).

Më pas lagim me pak ujë duart dhe marrim brumin pak e nga pak.

Hapim brumin në formë petullash dhe e mbushim me masen e pregaditur me perime e mbeshtjellim ne form te deshiruar dhe e hedhim në tigan për skuqje.

I kthejmë me kujdes, vazhdojm keshtu deri sa te ket perfunduar kret brumin.

Petullat e përgatitura i vendosim në pjatë dhe i shërbejmë te ngrohta per nje mengjes te mire!

Ju bëftë mirë


Fjalet kyqe : brumera  petulla  krofne  mbushura  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Kroasat me dardha si dhe me karamel
Tavë me patate
Si te pergadisim gjalpin e kikirikut