Pesha e të porsalindurit: Çfarë është normale dhe çfarë jo?
Pesha e të porsalindurit: Çfarë është normale dhe çfarë jo?

Pesha e të porsalindurit: Çfarë është normale dhe çfarë jo?

Kuzhint.com

Foshnja juaj po shton peshë, po humb peshë apo qëndron në të njëjtën peshë. Çfarë do të thotë kjo?

Në çdo gjë prindërit duan foshnjat e tyre të jenë para të tjerave, por vetëm në një gjë duan të jenë mesatarë – në peshë.

Nëse pesha është nën mesataren prindërit mendojnë se fëmija është i vogël ose i sëmurë; nëse është i mbipeshë, ata fillojnë të shqetësohen për obezitet.

Por ju mund të pyeteni se çfarë është mesatare për një të porsalindur?

Në lindje, një foshnjë mesatare peshon rreth 3. 5 kilogramë – edhe pse mesatarja mund të ndryshojë nga 2. 5 deri në 4. 5 kilogramë.

Çfarë e bën foshnjën tuaj të peshojë më shumë ose më pak se të porsalindurit tjerë?

Janë disa faktorë në pyetje:

Ushqimi dhe pesha juaj, edhe para edhe pas shtatzënisë (Nëse jeni të mbipeshë, ju mund të keni një foshnjë më të madhe.

Nëse ju nuk keni marrë lëndë të mjaftueshme ushqyese gjatë shtatzënisë, foshnja juaj mund të jetë e vogël); Shëndeti juaj prenatal (para-lindjes), përfshirë edhe nëse keni pirë alkool, duhan ose keni pasur diabet.

Pesha juaj e lindjes, plus faktorët gjenetik (madhësia në lindje, plus madhësia juaj dhe e burrit tuaj tash, po ashtu mund të luajnë rol); Nëse foshnja juaj është djalë ose vajzë (djemtë tentojnë të jenë më të rëndë).

Nëse kjo është lindja juaj e parë (të parët tentojnë të jenë më të vegjël se fëmijët tjerë).

Nëse foshnja juaj është binjak ose trinjak (sa më shumë që keni, foshnjat do të jetë më e vogla).

Rënia në peshë e të porsalindurit

Mos u alarmoni kur mësoni se pas lëshimit nga spitali ose qendra e lindjes foshnja juaj do të peshojë mesatarisht pesë deri në 10 për qind më pak se që ka lindur.

Pse ndodh kjo?

Foshnja vetëm humb lëngjet, që është normale pas lindjes.

Dhe ajo as nuk do t’i kthejë këto gramë të humbura menjëherë, sepse ajo nuk ka nevojë të ushqehet shumë tash (një gjë e mirë, pasi edhe qumështi i gjirit nuk arrin për disa ditë pas lindjes).

Por mos u shqetësoni, brenda dhjetë deri në 14 ditë, ajo do të kthehet në peshën e lindjes, nëse jo edhe përtej saj.

Pediatri juaj do ta monitorojë peshën e foshnjës gjatë vizitave tuaja, që mund të jetë pas një, dy dhe katër javësh. (Nëse mjeku ju thotë të shkoni më rrallë, ju mund ta dërgoni atë në çdo kohë kur jeni të shqetësuar. )

Po ashtu nëpër internet do të gjeni edhe shumë të dhëna të ekspertëve dhe forume rreth masave të foshnjave të moshave të ndryshme.

Normalisht foshnjat e porsalindura shtojnë rreth 140 deri 230 gramë në javë – që do të thotë nga 600 deri në 900 gramë në muaj.

Pas muajit të katërt, foshnjat që ushqehen me formula (qumësht pluhur të blerë) shtojnë lehtësisht më shpejt peshë, pasi formula ka më shumë kalori se qumështi i gjirit, dhe prindërit tentojnë ta shtyjnë foshnjën ta përfundojë shishen (ndryshe nga gjidhënia, kur mund ta ndalojë kurdo, pasi nuk ka mbetje që shihet)

Një standard i mirë: nëse foshnja juaj han mjaftueshëm, ajo do të lagë tetë deri në 10 pelena në ditë, dhe deri në pesë kaka (jashtëqitje) në ditë nëse pi qumësht gjiri (më pak për të porsalindurit me formula).

Shumë foshnja kalojnë nëpër një vrull të rritjet pas shtatë deri në 10 ditësh, dhe pastaj në javën e tretë dhe të gjashtë.

Mos u befasoni këse llaskuçi juaj i vogël kërkon ushqim shtesë gjatë kësaj kohe, ose i jepnin gji më gjatë. (Në rastin e gjidhënies, sa më shumë që foshnja thith, aq më shumë qumësht nëna krijon).


Fjalet kyqe : keshilla  pesha  porsalindurit  qfare  eshte  normale  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle role me rrushë te that
Bakllavë e pergaditur nga ne
Si të shërbejmë çajin me tri mënyra origjinale