Patate furre me pana
Kuzhint.comPërbërësit për 6 persona:
• 1kg patate,
• 2 speca te kuq,
• 2 speca jeshile,
• 1l qumësht,
• 400ml pana,
• 1 hudhër,
• kripe.
Përgatitja: Lajini specat.
Futini për një minute në ujë te nxehte.
Me pas kullojini dhe qërojini.
Hiquani bërthamat dhe prijini holle për së gjati.
Qëroni patatet dhe prijini në rondele.
Ndizeni furrën në temperaturën 150grad C.
Tavën fërkojeni me një hudhër të prerë me dysh.
Shtroni patatet.
Mbulojini ato me pana, hidhni specat jeshile dhe kripë.
Vazhdojeni duke vendosur përsëri patate, specat e kuq dhe në rreshtin e fundit patate serish.
Hidhni qumështin dhe futeni në furrë.
Piqeni për 2 orë.
Pasi të bëhet shërbejeni të ngrohtë.
living. al
Fjalet kyqe : gjellera patate furre pana