Patëllxhana të mbushur(imam bajalldi)
Patëllxhana të mbushur(imam bajalldi)

Patëllxhana të mbushur(imam bajalldi)

Kuzhint.com

Receta per katër persona :

Dy-tre kokrra të mëdha qepësh,

4-5 thelpinj hudhre,

3-4 domate të pjekura mire,

4 patlixhana të mëdhenj të zi.

Për ata që janë jo vegjetarian:

500g mish të prerë në kubikë të vegjël,

Vaj ulliri,

Pipër i zi,

Majdanoz.

Përgatitja:

Prini patellxhanat si ne figure dhe lërini mënjanë për më vonë.

Sipas dëshirës mund t’u jepni patlixhanave një të skuqur të lehtë.

Në një tenxhere të madhe hidhni me bollek vaj ulliri, dhe kur ky të jetë nxehur, hidhni për t’u kaurdisur qepet e grira holle dhe hudhrat.

Kur qepa të këtë marrë një ngjyrë të lehtë të artë, shtoni copat e mishit.

Kaurdisini mire deri sa uji që lëshon mishi të jetë avulluar.

Ata që e duan vegjetarian, lë të kalojnë direkt tek hapi tjetër.

Shtoni domatet e prera holle dhe majdanozin e grirë.

Domatet, përpara se t’i grini, hidhini në ujë të nxehtë për disa minuta derisa t’u hapet cipa.

Hiqeni cipen e domates me thikë dhe tulin priteni në copa të vogla.

Është mirë ta shmangni cipën e domates sepse është pak e sikletshme gjatë ngrënies dhe aspak estetike në gjellë.

Shtoni patellxhanet... dhe lëreni të zihen të gjitha se bashku për 10 minuta.

Shtoni kripën dhe piperin e zi.

Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe filloni dhe mbushni patlixhanat si ne foto.

Futeni në furrë, në 220 grad C dhe piqeni deri sa te marri një kore të lehtë të kuqe sipër.

Ju befshin mire.

Ndonjehere u hedh pak parmexhan permbi I len ne furre deri te shkrihet po kush ka problem me cholesterol (kollesterol)mos te perdor djath parmexhan.


Fjalet kyqe : gjellera  patellxhane  mbushur  imam  bajelldi  adelina  halimi  shehu  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Topli Prizreni(kuleq)
Lexo per disa nga vetitë kurative të qershive!
Salate verore me mishë pule dhe perime