Pastice me kos, veze e djathe
Pastice me kos, veze e djathe

Pastice me kos, veze e djathe

Kuzhint.com

Perberesit (për 3 – 4 persona)

Makarona, 250 gr (gjysmes e pakos gjysem kg)

Veze 4 kokrra,

Kos 3 kuti (nga ato që shiten 3 copë bashkë),

Djath i bardhe 200 gr,

Vaj ulliri 6 luge gjelle,

Gjalpnjë lugë gjelle,

Pergatitja:

Marrim makaronat dhe i veme për ti zjere.

Makaronat do ti lemë për ti zierë shume pak, vetem 3 minuta nga momentin që ato janë zhytur të gjitha në ujë dhe fillojne të ziejnë.

Do ti heqim nga zjarri i kullojme në një kullese dhe i hedhim në tave duke i hedhur dhe perzier me pak vaj që të mos ngjiten.

Marrim vezet, i rrahim pak sa të shpërbëhen të gjitha në një masë, kosin e trazojme pak që të mos ngelet në copa dhe e hedhim së bashku me djathin dhe vajin në enën e vezëve, i trazojmë të gjitha bashkë dhe këtë masë e hedhim mbi makarona duke e trazuar që makaronat ta marrin mire të gjithe masën.

Marrim gjalpin dhe e hedhim sipër mbi makaronat.

I fusim në furre në temperaturën 200 gradë dhe e leme për 45 minuta ose deri sa te skuqet siper ( kjo varet gjithmon nga soba ).


Fjalet kyqe : brumera  pastice  veze  djathe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Revani me qokollad
Pogaçe ne form te lules
Sup te shoqruar me buk te thekur