Pasta me perime dhe gjoks pule
Pasta me perime dhe gjoks pule

Pasta me perime dhe gjoks pule

Kuzhint.com

Përbërësit :

* 300 gr (pasta)makarona me spinaq

* 250 gr fileto pule

* 100 gr karota

* 30 gr margarinë ose vaj

* Gjysem speci te verdhe, gjysem speci te kuqe dhe gjysem speci te gjelber

* Kripë, pipër i zi, 100ml ajke, nje luge gjelle soja salce

* Ereza te ndryshme nga secila nga pak oregano, majoran, rosmarin, thymian, borzilok (te terura ose te fresketa)

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim uje te valuar me kripe dhe qitën makaronat të zihen për 8 minuta.

Hiqen nga zjarri dhe derdhën në kulluese.

Mishi lahet dhe prehët në copa mesatare jo të mëdha dhe pastaj margarina qitët në tigan dhe pasi te shkrihet margarina ose mundeni edhe vaj te perdorni hedhim mishin dhe e kaverdisim.

Ndërkohë, karotat e qëruara i presim në formë shkopinjsh të hollë dhe i hedhim edhe keto qe te kaverdisën në tigan tek mishi sbashku me specat gjithashtu te prera ne forme shkopinjesh jo edhe shume te holle.

I qitët kripa e piperi, soja salca, erezat dhe kaurdisen edhe 5 minuta te tjera.

Para se tia shtojme edhe makaronat ia shtojme ajken e lem mbi zjarre deri te marr vale pastaj ia hedhim edhe makaronat e zier e të kulluar.

Përzihen të gjitha se bashku mirë dhe në fund servohet ne pjate siqe e shihni ne foto ose sipas dëshire.

Nese e gatuani atehere ju beft mire..

Receta e pergaditur nga tegatuajm. com


Fjalet kyqe : gjellera  pasta  perime  gjoks  pule  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Dëshironi që të humbisni peshë
Torte me kokos  që nuk pjeket
Embelsire me arra, lejthia dhe ajke