Pashaqofte
Pashaqofte

Pashaqofte

Kuzhint.com

Pashaqyftet janë qofte me oriz.

Shumicën e rasteve përshtaten me disa prej gjellërave nga kuzhina tradicionale shqiptare.

Zakonisht përgatiten shumë shpesh gjatë muajit të Ramazanit.

Përbërësit: 0. 5kg mish të bluar, 1 gotë të jogurtit oriz, 3 ve, miell sipas nevojës, kripë, biber të zi

Pergatitja: Orizi zihet me 3 gota ujë dhe pasi që ftohet, përzihet me mishin e bluar, vezën, kripën dhe biberin e zi.

Nga ky brum, me lugë formohen qyftet dhe së pari futen në një pjatë me 2 vezë te tundura.

Nga vezët e tundura futen në pjatë me miell dhe fërgohen duke i rotulluar sa më shpesh.

Pashaqyftet servohen të nxehta në kombinim me pire, jahni dhe sallata të ndryshme.


Fjalet kyqe : tradicionale  pashaqofte  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Gjoks pule me speca te ndryshem
Fasule turke
Antipasta të vogla me sfoljat