Parandalojeni ftohjen dhe gripin!
Parandalojeni ftohjen dhe gripin!

Parandalojeni ftohjen dhe gripin!

Kuzhint.com

Temperaturat e ulëta dimërore më së shumti i prekin të sëmurët, sidomos nëse sistemin imun e keni të dobët.

Mirëpo, edhe në ditët e ftohta mund të mbrohemi nga të ftohtit dhe gripi duke e përgatitur organizmin. Ushqimi jo i shëndetshëm ndikon në dobësimin e imunitetit, kështu që gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit harrojini dietat.

Konsumoni ushqimet e pasura me mish peshku, mish gjedhi, pemë dhe perime e në ushqim kyçni edhe djathë dhe jogurt. Edhe mungesa e gjumit plogështon organizmin dhe dëmton shëndetin.

Flini së paku shtatë orë.

Edhe pse secilën sekondë të lirë gjatë stinës së dimrit do ta kaloni brenda ambientit të ngrohtë, aktivitete fiziket janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit. Pa marrë parasysh a kemi të bëjmë për shëtitje, vrapim apo palestër, së paku gjysmë ore aktivitete fizike brenda ditës e forcon imunitetin.

Gjatë stinës së dimrit sugjerohet një pastrim i shtuar i duarve.

Po ashtu sugjerohet që gjatë gjithë kohës me vete të mbani shami antibakteriale apo losion, me të cilin do t’i pastroni duart nëse nuk jeni në mundësi t’i pastroni me ujë.


Fjalet kyqe : keshilla  parandalojeni  ftohjen  gripin  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

KROSTATE ME KREM DHE FRUTA TJERA
Salmon me couscous dhe perime
Ëmbelsirë me bajame(badema)