Përdorime të rëndesishme të gjalpit të kakaos
Përdorime të rëndesishme të gjalpit të kakaos

Përdorime të rëndesishme të gjalpit të kakaos

Kuzhint.com

Ky është një produkt hidratues i shkëlqyer i cili do t’ju mbajë lëkurën e butë gjatë gjithë ditës.

Gjalpi i kakaos është i pasur në antioksidantë të cilët luftojnë elementë të rrezikshëm që mund t’ju dëmtojnë lëkurën, duke cuar në plakjen e saj.

Më poshtë janë disa sygjerime se si të përfitoni nga gjalpi i kakaos.

gjalp kakao

Gjalpi i kakaos për lëkurën: zvoglimin e carjeve të lëkurës

Ky është një nga përdorimet më të mira për gjalpin e kakaos.

Ky produkt natyral është një ndihmues i shkëlqyeshëm për minimizimin e carjeve të lëkurës.

Sipas disa studimeve të ndryshme, shumë femra që përdorën gjalpin a kakaos gjatë shtatzanisë thanë se i kishte ndihmuar për lëkurën që ajo të mos cahej.

Kështuqë nëse doni të parandaloni këtë problem të lëkurës, duhet t’a përdorni atë më shpesh.

Gjalpi i kakaos për fytyrën: hidratim i thellë

Keni një lëkurë të thatë? Në këtë rast, duhet të dini se gjalpi i kakaos është një përbërës natyral i shkëlqyer që përdoret për fytyrën.

Ky produkt përfaqëson burim të madh hidratimi, kështuqë mos hezitoni t’a përdorni cdo ditë në lëkurë.

Do të ktheni balancën e pH të lëkurës dhe do të mbani lagështinë brënda.

Përvec këtyrë, ky produkt e bën lëkurën të duket të shëndetshme dhe të bukur.

gjalp kakao 2

Gjalpi i kakaos për flokët: flokë më të fortë

A jeni kuriozë të zbuloni cilët janë vetitë më të mira të gjalpit të kakaos për flokët? Atëherë mbani shënim, pasi ky përbërës i jashtëzakonshëm do ti bëjë flokët tuaj të duken të shëndetshëm

dhe të fortë.

Ai i mban ato të hidratuar dhe më të lehta për tu menaxhuar.

Përvec këtyredo riparon majat e dëmtuara dhe i shtoni volum flokut të dobët.

Mënyra për t’a përdorur për flokët: trajtimi para larjes

Një nga mënyrat më të mira për t’a përdorur për flokët është trajtimi para-larës.

Në mënyrë që të përgatisni këtë maskë natyrale do t’ju duhet të shkrini gjalpin dhe më pas t’a masazhoni në skalp dhe flokë.

Lëreni të qëndrojë për 15 minuta.

Në fund shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Mënyra për t’a përdorur për flokët: Balsam flokësh

Një mënyrë tjetër për flokët është t’a shkrini këtë produkt natyral dhe t’a përdorni si balsam ushqyes.

Duhet t’a aplikoni ne fund të flokëve dhe t’a mbani larg skalpit që mos ti bëjë flokët më yndyrë

ose të rënduar.

Mos harroni të aplikoni vetëm një pikë gjalp kakao në fund të flokëve dhe t’a lini të qëndrojë vetëm 4 minuta.

Në fund shpëlajeni me ujë të ngorhtë.

Për lëkurën e trupit

Një mënyrë tjetër e mirë për t’a përdorur gjalpin e kakaos është t’a aplikoni në darkë në të gjithë trupin pas një dushi të ngrohtë.


Fjalet kyqe : keshilla  perdorime  rendesishme  gjalpit  kakaos  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kundër astmës me gjethe fiku
Speca gogozhare me hudhra
 Tave mediterane me perime dhe oriz