Për një ndryshim të shëndetshëm makarona me pesto bizelesh
Për një ndryshim të shëndetshëm makarona me pesto bizelesh

Për një ndryshim të shëndetshëm makarona me pesto bizelesh

Kuzhint.com

Harrojeni për momentin mishin dhe fokusohuni tek perimet.

Një pjatë e mirë, dhe e thjeshtë me perime duke përdorur përbërësit minimal.

Kjo pjatë me makarona është ekonomike, shumë e lehtë për tu përgatitur dhe tepër e shijshme. receta Ndonjëherë duke mos konsumuar mish është i jepni trupit tuaj një shans për të marrë frymë.

Duhet ta bëjmë ndonjëherë për një jetë më të shëndetshme.

Nëpërmjet një udhëtimi tek pazari i perimeve ose edhe perime të ngrira në supermarket, mund të arrini tek kjo pesto e lehtë që mund ta përzjerni me pastat. Është e lehtë për tu përgatitur, dhe nuk kërkon shumë vëmendje gjatë gatimit.

Thjesht përzjeni të gjithë përbërësit me një buton, dhe ja ku e keni vaktin përpara. Kur përgatisni makaronat ndonjëherë është e vështire të zgjidhni tipin.

Forma ime e preferuar për këtë janë orecchiette sepse e thithin të gjithë salcën, duke e bërë kështu pjatën më të shijshme.

Jini të lirë të përdorni cfarë forme të dëshironi, dhe shijojeni deri në fund këtë pjatë të lehtë dhe të shijshme. makarona Makarona me bizele, sherebelë dhe djath pekorino Për 2 persona Përbërësit: • 2 filxhana caji me bizele (të ngrira ose të freskëta) • 6 gjethe të mëdha sherebelë • 2 lugë gjellë bajame të grira • 1/8 filxhan caji djath pekorino • kripë • piper • 5 lugë gjelle vaj ulliri • Makarona orecchiette ose të tjera sipas dëshirës Metoda: 1.

Në një tigan të thellë salcash në zjarr të mesëm, zieni pak ujë për bizelet.

Kur të fillojë të ziejë, shtoni bizelet dha gatuajini për 6 minuta.

Kullojini. 2.

Me ndihmën e një mikseri elektrik zbusni bizelet me sherebelën, pekorinon, bajamet, kripën, piperin, dhe vajin e ullirit derisa të bëhet kremoze.

Lëreni mënjanë. 3.

Përgatisni makaronat sipas instruksioneve të paketimit.

Kullojini makaronat, por ruani mënjanë gjysmë filxhan caji nga uji ku kanë zier. 4.

Përzjeni makaronat me peston.

Gradualisht shtoni ujin që vutë mënjanë.

Sasia varet sesa kremoze dëshironi të jetë.

Nuk është e nevojshme të përdorni të gjithë ujin. 5.

Spërkateni me pak vaj ulliri dhe shërbejini menjëherë.


Fjalet kyqe : receta  huaja  ndryshim  shendetshem  makarona  pesto  bizelesh  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Njoki carbonara
Këto ushqime janë aq të pashëndetshme saqë mund të ju vrasin
Maske per fytyre te thate e te lodhur