Pallaqinka (krepa) ne furre!
Pallaqinka (krepa) ne furre!

Pallaqinka (krepa) ne furre!

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

4 vezë , pak kripë, 1 lug sheqer, miellë , 1 litër qumësht, 70 ml vaj, filli;, 200 gr djathë , 150 ml ajkë, 2 vez

Pregaditja e recetës :

Si fillim përgatisim brumin e krepave.

Rrahim të verdhat e vezëve në një tas të thellë, shtojmë miellin dhe i përziejmë.

Ndërkohë, hedhim qumështin pak e nga pak derisa të na bëhet një masë e hollë kremoze, pa harruar të hedhim edhe kripën dhe 70 ml vaj.

Vendosim tiganin e sheshtë në zjarre me një majë luge gjalpë.

Pasi ngrohet tigani, marrim nga masa e brumit dhe e shpërndajmë në tigan me lugë.

Brumi i krepit lihet rreth një minutë nga njëra anë dhe e kthejmë nga ana tjetër.

Në mënyrë të tillë veprojmë për gjithë masën e brumit.

Pasi te kryet e gjithe masa krepat i mbushim me djathe dhe e mbyllim në formën si ne foto dhe keshtu veprojm me te gjtha krepat, duke i hedhiur sipër gjalpe të shkrirëdhe qumesht per siper te perzier me ajke dhe 2 vez.

I pjekim ne furre per 15 min ne temperatur 200 grad.

ju befte mire!


Fjalet kyqe : brumera  pallaqinka  krepa  furre  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si te pergaditim kungull misiri
Torte e shpejt me kanell nga Alba Sh Rrahmani
ORARI I GJUMIT SIPAS MOSHAVE