Oriz me spinaqë dhe kërpudha
Oriz me spinaqë dhe kërpudha

Oriz me spinaqë dhe kërpudha

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

450 g kërpudha, të prera në feta të holla 3 thelbin hudhër, të grirë 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë 1 lugë gjelle vaj ulliri 5 qepë të gjelbra, të copëtuara 150 deri në 300 g spinaq i freskët 2 filxhan oriz i gatuar më parë 1 lugë gjelle vaj ulliri Kripë

Pregaditja e recetës :

Ngrohim gjalpin bashkë me vaj e ullirit në një tigan në nxehtësi mesatare.

Shtojmë kërpudha, hudhër dhe kripë dhe i lejmë për rreth 5 minuta, derisa kërpudhat të zbuten dhe marrin një ngjyrë të lehtë kafe në të artë.

Shtojmë qepët e copëtuara dhe i përziejmë.

E rregullojmë përzierjen duke e kontrolluar se a ka kripë.

Shtojmë spinaqin e freskët në tigan, ulim temperaturën, mbulojmë tiganin me kapak dhe e lem qe kërpudhat dhe spinaqin të gatuhen për rreth 2 minutë apo më pak, deri në momentin kur spinaqi të zbutet.

Shtojmë 2 filxhan oriz të gatuar me par në tigan dhe i lejmë për pak minuta derisa spinaqi të zbutet pak më shumë dhe orizi të ngrohet.

Rregullojmë me kripë nëse është e nevojshme.

Shtojmë një lugë tjetër gjelle vaj ulliri, nëse dëshironi.


Fjalet kyqe : gjellera  oriz  spinaq  kerpudha  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsir  me kivi
Torte me kafe
TURSHI TE JASHTËZAKONSHME