Numërimi i kalorive në etiketat e alkoolit
Numërimi i kalorive në etiketat e alkoolit

Numërimi i kalorive në etiketat e alkoolit

Kuzhint.com

Verë me makarona, birrë me hamburger, një margarita me takot tuaja – këto janë kombinime perfektë për qiellzat tona mbi 21 vjeçare.

Por pas shijimit të një shishe Merlot me partnerin tuaj gjatë darkës, a keni menduar ndonjëherë se sa kalori i keni konsumuar? Dr.

Sim Fiona, kryetar i Shoqërisë Mbretërore të Shëndetit Publik në Britani, argumenton për rëndësinë e etiketave të kalorisë në pijet alkoolike dhe rolin e tyre në epideminë trashjes në mbarë botën.

Shumica e femrave, për shembull, nuk e kanë parasysh se dy gota të mëdha të verës, që përmbajnë 370 kalori, përbëjnë pothuajse një të pestën e marrjes së rekomanduar të energjisë ditore, si dhe e kalon kufirin e rekomanduar ditor për alkool, shkroi Sim në një editorial të botuar në The British Medical Journal.

Deri në çfarë mase kaloritë e konsumuara nga alkooli kontribuojnë në epideminë trashjeje?Për të rriturit që pinë, 10% e kalorive ditore vijnë nga alkooli, dhe shumica e të rriturve nuk e kanë idenë se sa shumë kalori i marrin nga pijet.

Kur mijëra të rritur u pyetën se sa kalori janë në një pije të zakonshme alkoolike, 80% e tyre nuk e ditën, thotë Sim.

Njerëzit në shumicën e rasteve janë duke u shtirur dhe duke pirë kalori të “padukshme”.

Ata nuk janë duke e ditur se sa shumë iu kushton ajo birrë me 150 kalori, duke i lënë ata në një lloj mohimi.

Alkooli është kontribuues i madh në shtimin e peshës.

Kur tretet, trupi kupton se nuk mund te ruajë alkool, kështu që i jep prioritet metabolizimit të tij dhe ndalon përpunimin e yndyrave dhe sheqernave tjera në mënyrë të rregullt.

Në fund, i tërë metabolizmi juaj ngadalëson, dhe sa më shumë që pini, aq më shumë jeni duke e trajnuar trupin tuaj për ta ngadalësuar procesin.

Merrni disa nga këto krahasime afër zemrës: një gotë verë ka po aq kalori sa një copë tortë.

Adhurues i birrës? Ajo ka kalori aq sa një copë picë, dhe një margarita e ngrirë sa një cheeseburger.

Jo vetëm konsumuesit janë përgjegjës, shton ajo, por edhe mjekët, të cilët kanë nevojë të ndërmarrin hapin tjetër dhe ti pyesin pacientët për zakonet e tyre të pijes përveç dietës dhe ushtrimeve trupore të tyre.

Edhe pse është e vështirë për pacientët ti vlerësojnë se sa kalori kanë konsumuar kur nuk e kanë të shkruar nëpër etiketat e pijeve alkoolike.

Komisioni Evropian është vonuar në botimin e një raporti që përshkruan arsyet se pse kaloritë e alkoolit duhet të numërohen ashtu si çdo ushqim apo edhe pije jo-alkoolike tjetër.

Fatmirësisht, shumë Amerikanë nuk duhet ta vrasin mendjen më shumë.

Muajin e kaluar, prodhuesi më i madh i pijeve në botë Diageo PLC, ka njoftuar se do të fillojë vullnetarisht etiketimin e pijeve me përmbajtje kalorie dhe informacione tjera për përbërësit e prodhimeve të tyre, duke përfshirë uiskin, vodkën dhe birrën.


Fjalet kyqe : keshilla  qendron  qeshtja  numerimit  kalorive  etiketat  alkoolit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kekë i shpejt me arra
Torte me rende nga Besa Vllasaku
 Embelsire me molla dhe karamel