Njerëzit me mbipeshë, më të shëndetshëm se të dobëtit
Njerëzit me mbipeshë, më të shëndetshëm se të dobëtit

Njerëzit me mbipeshë, më të shëndetshëm se të dobëtit

Kuzhint.com

Një studim që sugjeron se mbipesha mund të çojë në një jetë më të gjatë ka shkaktuar polemika në mesin e ekspertëve shëndetësor.

Një studim i bërë së fundi nga disa shkencëtar amerikan ka ngritur debate dhe polemika të shumta brenda komunitetit të shkencëtareve në botë. Hulumtimi i bërë në Gazetën e shoqatës mjekësore amerikane sugjeroi se mbipesha në shumicën e rasteve është treguar më efikase në jetëgjatësinë e njerëzve duke pasur parasysh se njerëzit me mbipeshë kanë pasur afinitet më të madh në jetëgjatësinë e tyre duke jetuar kështu më gjatë se njerëzit me peshë të dobët. Hulumtimi erdhi në këtë përfundim në Qendrën Kombëtare të SHBA-së për Statistikat e Shëndetësisë, shikuar në 97 studime që përfshijnë rreth 2. 9 milion njerëz për të krahasuar normat e vdekjes me indeksin e masës trupore (BMI) – një mënyrë kjo për të matur trashjen, përdorin peshën e një personi dhe lartësi e tij. Dhe nga kjo ka dalë se një BMI e shëndetshme është konsideruar të jetë mesatarisht 18, 5 deri në 25 BMI. Megjithatë, sipas këtyre statistikave njerëzit me mbipeshë (me një BMI midis 25 dhe 30), kishin 6% më pak gjasa të vdesin herët se ata që konsiderohen të kenë një peshë të shëndetshme, thuhet në raportet studimore. Studim del në përfundim se mbipesha shoqërohet me vdekshmërinë me të ulët tek të gjithë të prekurit. Edhe pse ekspertë tjerë kritikuan metodat hulumtuese sipas Donald Berry, nga Universiteti i Teksasit njerëzit e hollë janë të prirur që të jenë të sëmurë për arsye te ndryshme, për këtë edhe jetëgjatësia e tyre krahasuar me njerëzit me mbipeshe është me e vogël.


Fjalet kyqe : keshilla  njerezit  mbipeshe  shendetshem  dobetit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

-Leqenik -
Çfarë të konsumoni nëse dëshironi të lindni vajzë?
Tespishte nga M.G