Nga mishi tek muskujt
Nga mishi tek muskujt

Nga mishi tek muskujt

Kuzhint.com

Ngrënia e mishit : Procesi fillon në gojë me tretjen mekanike të ushqimit: Dhëmbët e prenë, copëtojnë, dhe lagin biftekun në copa më të vogla, duke e përzier me pështymë për të formuar një kafshatë gjysmë të fortë.

Tretja e proteinës : Pas kapërdirjes, mishi i copëtuar lëvizë poshtë ezofagut dhe ndalet në stomak.

Këtu, enzimat siç është pepsina fillojnë tretjen kimike të biftekut duke e transformuar në aminoacide.

E tërë kjo masë shndërrohet tash në një lëng viskoz.

Shndërrimi në pjesë ushqyese : Nga stomaku, lëngu viskoz kalon nëpër zorrë.

Këtu, enzime tjera – trypsina dhe chymotrypsina – veprojnë në produktin e aminoacideve për t’i transformuar ato në copa edhe më të vogla, derisa mbeten vetëm aminoacidet e veçuara dhe të dyfishta.

Përgatitja për shpërndarje : Aminoacidet pastaj transportohen nëpër qeliza që janë të rreshtuara në muret e zorrëve dhe drejtohen tek rrjedha e gjakut, një proces i quajtur thithje (absorbim).

Tash ato janë gati ta dërgojnë ushqimin tek muskujt nëpërmjet venave të gjakut.

Krijimi i muskulit : Me të arritur tek muskujt, aminoacidet dërgohen tek qelizat nëpërmjet kapilarëve.

Aty, aminoacidet ndihmojnë në riparimin e fibrave.

Në fakt, sinteza e proteinave të muskulit nuk mund të ndodhë pa praninë e aminoacideve – një arsye më shumë kjo për të ngrënë më shumë proteina në çdo vakt.


Fjalet kyqe : keshilla  mishi  muskujt  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tortë me sherbet nga qumeshti
Biskota me badema
PSE NUK DUHET TË KONSUMOJMË SHUMË PRODUKTE BULMETORE?