Nëna, kujdes, ja çfarë thotë studimi: sa duhet të hajë fëmija
Nëna, kujdes, ja çfarë thotë studimi: sa duhet të hajë fëmija

Nëna, kujdes, ja çfarë thotë studimi: sa duhet të hajë fëmija

Kuzhint.com

Disa prej tyre e ekzagjerojnë me ushqimin që kërkojnë t’u japin fëmijë dhe shpesh duke e tepruar, bëjnë që fëmijët të shëndoshen shumë.

Ndërsa, ka nëna të tjera që e lënë në dorë të fëmijës të hajë se çfarë ai dëshiron, dhe kjo duket se është gjëja më e mirë Sipas një studimi kë kryer në Australi, u provua se nëse ne e lëmë fëmijën që të hajë aq sa dëshiron do të shmangim shëndoshjen e tij.

Studimi ka zbuluar se foshnjat që ushqehen në intervale të parregullta janë më të shëndetshëm deri në moshën 14 muajsh, në krahasim me ata që ushqehen çdo katër orë.

Nëse fëmija ushqehet kur është i uritur dhe jo ç’do katër orë, në këtë mënyrë sipas studimit rregullohet apetiti i foshnjës sepse organizmi i fëmijës nuk pranon më ushqim kur është i ngopur.

Kjo është arsyeja që disa fëmijë qajnë dhe nuk e hapin kurrsesi gojën kur nënat e tyre duan tu japin ushqim me zor.

“Fëmijët duhet të ushqehen sipas nevojës dhe kërkesës së vet fëmijës, dhe jo sipas rutinës.

Ndërsa nënat që nga ditët e para të jetës së fëmijës të mësojnë të njohin sinjalet e tyre.

Shumë nëna ushqejnë fëmijët çdo katër orë, sepse u është thënë që kështu është e shëndetshme për fëmijën, por ne kemi treguar në këtë studim se kjo nuk është e vërtetë”, – ka thënë udhëheqësja e studimit,

Lynne Daniels.


Fjalet kyqe : keshilla  nena  kujdes  qfare  thote  studimi  duhet  haje  femija  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mandarina lufton anemin dhe mykun e zorrëve
Vezë të mbushura me peshk ton
Petulla me mjaltë