Mrekullit e manaferrave
Mrekullit e manaferrave

Mrekullit e manaferrave

Kuzhint.com

Manaferrat rrisin më shumë mundësitë për t'u bërë baba Ne-SHBA - Sipas hulumtuesve, manaferat mund të rrisin akoma më shumë mundësitë për t'u bërë baba.

Manaferrat përmbajnë nivele të larta të vitaminës C, një lëndë ushqyese kyç për fertilitetin mashkullor, si dhe magnez, i cili është i përfshirë në prodhimin e testosteronit. Manaferrat gjithashtu mendohet se luajnë rol të rëndësishëm edhe në mbrojtjen e spermatozoideve kur meshkujt janë të stresuar. Sipas studimit të laboratorit Laërence Berkeley në SHBA, u gjet se burrat që kishin konsum të lartë të vitaminës C, kishin 20% më pak "dëme" në ADN-në e spermatozoideve.

Kurse një mjeke dietike,

Juliet Wilson tha se "manaferrat shërbejnë për të rritur pjellorinë tek burrat, por edhe tek gratë". Ajo shtoi gjithashtu se manaferrat kanë të njëjtat vlera ushqyese dhe vitamina njësoj si dhe rrushi. "Manaferrat sigurojnë të njëjtën sasi vitamine C njësoj si rrushi", vazhdon mjekja Wilson.

Përveç këtyre cilësive, ky lloj fruti ndihmon edhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme dhe për balancimin e hormoneve seksuale. - Frutet e manaferres jan mjaft purgative edhe per gjakun. Por cka jan te vletshme ketu jan edhe gjethet e manaferres. Gjethet duhet te mblidhen kah muaji maj-qershor. Pergaditja behet keshtu: Ziejm 2 lug te vogla te gjetheve te grira me nje got uje. Piejm nga kjo pergaditje 2 deri ne 3 gota ne dit ateher kur ndjejm ngacime ne stomak, kur kemi thartira, diare si dhe gjat menstruacioneve me dhimbje te medha; si gargar perdoret gjat pezmatimit te gojes. Kjo pregaditje ka efekt edhe per hemoroidet dhe smundjet e sheqerit. Manaferrat, të përkryera për t’u dobësuar! Manaferra si frut ka shumë përfitime shëndetësore dhe janë aleat i shkëlqyeshëm në luftë kundër peshës.

Ketonet – enzime që gjenden tek malina, bëjnë ndarjen e qelizave yndyrore në trup. Përfitimet shëndetësore të manaferrave: Djegin yndyrnat Ky frut i kuq është i pasur me fibra dhe mangan.

Fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes, kurse mangani forcon metabolizmin e trupit.

Shija e ëmbël e mjedrave ju bën të ndjeheni të “fryre” më gjatë. Zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër Acidi elagjik, i cili gjendet tek manaferrat, zvogëlon shanset për sulm në zemër.

Ky acid zvogëlon kolesterolin e keq dhe ul shtypjen e lartë të gjakut. Shëron mëlçinë e dëmtuar Një filxhan manaferra mund të parandalojë dëmtimin e mëlçisë dhe mundësinë që të sëmureni nga karcinoma. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak Edhe pse manaferrat janë të ëmbla, materiet ushqyese ndihmojnë në kontrollën e nivelit të sheqerit në gjak.

Për këtë gjë manaferrat janë të mira edhe për personat që vuajnë nga diabeti tip2. Për lëkurë të mirë dhe të pastër Antioksidanset dhe vitaminat që gjenden tek manaferrat e bëjnë këtë frut të përkryer për lëkurë të bukur dhe të shtrënguar.

Ketonet e mbrojnë trupin nga radikalet e lira, me ç’rast zvogëlohen shenjat e mplakjes.


Fjalet kyqe : keshilla  mrekullit  manaferrave  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e pa pjekur me rende
Torte me karamel, çokolate dhe kikirika
Salcë për salatë jeshile