Mjalti dhe hudhra, kombinimi mrekullues
Mjalti dhe hudhra, kombinimi mrekullues

Mjalti dhe hudhra, kombinimi mrekullues

Kuzhint.com

mjalti-hudhraMjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore.

Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin “antimikrobik”. Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit. Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj. Përbërësit: Gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë Një kokërr hudhër organike Metoda e përgatitjes: Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat. Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë. Të konsumohen: 1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë.


Fjalet kyqe : keshilla  mjalti  hudhra  kombinimi  mrekullues  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pete me patate
Byrek me spinaq djath e veze
8 ushqime që formojnë muskuj