Mini Cupcakes me gjalp dhe arra (mufinsa)
Mini Cupcakes me gjalp dhe arra (mufinsa)

Mini Cupcakes me gjalp dhe arra (mufinsa)

Kuzhint.com

Perberesit per brumin (24 copa):

Gjysem gote gjalpë,

Gjysem gote sheqer,

2 Luge qaji sheqer vanille,

1/4 Gote qumesht,

Nje gote miellë,

Gjysem luge qaji kripë,

2 Luge qaji pecive,

Gjysem gote qaji arra te bluara.

Perberesit per kremin:

Nje gote gjalpë,

Gjysem gote sheqer pluhur ose me shume nese eshte e nevojshme,

Gjysem luge qaji kripë,

Nje luge qaji sheqer vanille,

6 Luge gjelle shirup panja ose mjalte.

Pergaditja:

Furren e nxehim ne 175 Grad.

Marrim nje tepsi per muffins dhe i vendosim letra ne forme muffins ne secilen vrime.

Per brumin rrahim gjalpin me sheqerin me mikser pastaj ia shtojme vezet, qumeshtin dhe sheqer vanillen duke e rrahur vazhdimisht me mikser.

Dhe ne fund ia hedhim miellin e perzier me sheqerin, kripen, sheqer vanillen, peciven dhe arrat.

E perzime bmasen me tel kuzhine dhe i mbushim me brumin format me nga nje luge gjelle te mbushur me brume.

T pjeken per 11-12 minuta.

Pasi te pjeken mire i largojme nga furra dhe i lem qe te ftohen pastaj i largojme nga forma.

Per kremin rrahim gjalpin me sheqerin me mikser deri sa te behet krem i bardh pastaj ia shtojme kripen, sheqer vanillen dhe ne fund mjalten ose shirupin panja dhe sheqerin pluhur.

Perzime kremin mire.

Nese ju duket qe eshte i bute kremi shtojani edhe nje luge gjelle sheqer pluhur.

Mbushim shiringun e kuzhines me kremin dhe mbi secilin muffins bejme 2-4 levizje rrethore me kremin.

Per dekor ia vendosni nga nje cope arre.

suziesweettooth.

Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  mini  cupcakes  gjalp  arra  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle rrole me djath
Torte me jogurt dhe keksa
Biskota te ngritura