Mesoni sa me shume   keshilla per jeten
Mesoni sa me shume keshilla per jeten

Mesoni sa me shume keshilla per jeten

Kuzhint.com

Ofroji njerëzve më shumë nga sa ata presin, dhe bëje këtë me kënaqësi. 2.

Mëso përmëndësh rrjeshtat tuaja të preferuara(poezinë). 3.

Mos beso në gjithçka që dëgjon, mos e harxho kohën duke fjetur dhe mos flej aq sa do të doje. 4.

Kur dikujt i thua: 'Unë të dua' thuaje sepse e ndjen. 5.

Kur thua: 'Më vjen keq, më fal', shikoji njerëzit në sy. 6.

Ji i/e fejuar gjashtë muaj para se të martohesh. 7.

Beso në dashurinë në shikim të parë. 8.

Mos u tall me ëndrrat e të tjerëve. 9.

Dashuro thellësisht dhe me pasion.

Mund të lëndohesh, por kjo është mënyra e vetme për të jetuar plotësisht. 10.

Edhe nëse nuk je dakord, duhet të jesh besnik.

Mos ofendo.

Mos gjyko askënd për shkak të kushërinjëve të tij. 11.

Fol ngadalë dhe mendo shpejt. 12.

Nëse dikush të pyet për diçka që ti nuk do të përgjigjesh atëherë thuaj me buzëqeshje: 'Përse të intereson?'. 13.

Mos harro se dashuritë më të mëdha dhe sukseset më të mëdha, përfshijnë edhe rreziqe. 14.

Thirr nënën tënde. 15.

Thuaj 'shëndet' kur dëgjon se dikush teshtitet. 16.

Mos harro tre gjëra: 1.

Respekto vehten 2.

Respekto të tjerët 3.

Je i përgjegjshëm për çdo gjë që bën. 17.

Mos lejo që një keqkuptim i vogël të shkatërrojë një miqësi të madhe. 18.

Kur vëren se ke gabuar, ndreqe atë shpejt. 19.

Përgjigju në telefon me buzëqeshje, në mënyrë që personi i cili të ka thirrur ta ndjeje buzëqeshjen. 20.

Krijo martesë me një burrë/grua që i pëlqen të bisedojë.

Në pleqëri biseda do të ketë rëndësi më shumë së çdo gjë tjetër. 21.

Hapi krahët për ndryshime dhe këmbime, por mos lë pas dore vlerat. 22.

Heshtja është nganjëherë përgjigja më e mirë. 23.

Lexo më shumë libra dhe shiko më pak TV. 24.

Jeto një jetë të mirë dhe të ndershme.

Më vonë kur të plakesh mund të shijosh kujtimet. 25.

Beso në Zot, por gjithësesi mbylle makinën me çelës. 26. Është e rëndësishme që atmosfera në shtëpi të jetë e mbushur me dashuri. 27.

Vepro gjithmonë në mënyrë të tillë që të krijosh paqe dhe harmoni në rrethin tënd. 28.

Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet me partnerin vezhdoje situatën ashtu siç është në atë moment dhe jo si ka qenë përpara. 29.

Lexo midis rreshtave. 30.

Ndaje dijen tënde me të tjerët.

Keshtu krijohet pavdekshmëria. 31.

Tregohu i kujdesshëm për planetin tonë. 32.

Lutu, ekziston një forcë e papërshkruar në lutje. 33.

Mos ndërprit kurrë dikë që po mundohet të të shprehë respektin.

Mos i fut hundët në çdo gjë. 34.

Mos je shumë kurioz. 35.

Mos i beso kurrë mashkullit/femrës që nuk i mbyll sytë kur të puth. 36.

Një herë në vit shko në vëndet ku nuk ke qenë më parë. 37.

Fiton shumë para? Atëherë vendosi diku ku mund të ndihmosh të tjerët.

Ajo është kënaqësia më e madhe që mund të të japë pasuria. 38.

Mos harro se nëse nuk arrin çdo gjë që dëshiron, nganjëherë është ajo goditje me fat. 39.

Mos harro se dashuria mes dy personave duhet të jetë më shumë, se nevoja për njëri-tjetrin. 40.

Shiko se nga çfarë duhet të heqësh dorë në rrugën tënde. 41.

Afroju dashurisë dhe kuzhinës me respekt dhe përkushtim. ...


Fjalet kyqe : keshilla  mesoni  shume  jeten  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pije e përgatitur në shtëpi për të humbur peshë
Si ti rrisni flokët me Hithër si dhe efektet kuruese të saj
Petulla te vecanta në furrë për mengjesë