Merlucë i skuqur
Merlucë i skuqur

Merlucë i skuqur

Kuzhint.com

Merluc, i ëmbël, i skuqur

Përbërësit:

500 gr merluc, 20 gr sheqer, 2 thelpij hudhër, 2 gjethe sherebelë, 1 lugë uthullë, 1 gotë verë e bardhë, 2 deri në 3 lugë miellë, vaj ulliri.

Përgatitja:

Lyejeni merlucin me miell dhe skuqeni mirë nga të dyja anët, në një tigan me vaj ulliri (pothuaj nga katër minuta për secilën anë).

Kur copat e merlucit të jenë skuqur, vendosini në një letër kuzhine që të thithë vajin.

Në një tigan tjetër hidhni verën e bardhë, hudhrën e prerë në copa të vogla, sheqerin, uthullën dhe gjethet e sherebelës.

Lëreni të ziejë dhe më pas shtoni copat e skuqura të merlucit.

Lëreni në zjarr të fortë edhe për pesë minuta të tjera, duke i kthyer copat e merlucit herë pas here në mënyrë që të marrin sa më shumë aromën e erëzave.


Fjalet kyqe : receta  huaja  merluc  embel  skuqur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Patëllxhan të zi rolle të mbushur
Byrekë me dy peta
Një dietë per vetem tri ditë pastron mushkëritë