Merluc, i ëmbël , i skuqur
Merluc, i ëmbël , i skuqur

Merluc, i ëmbël , i skuqur

Kuzhint.com

Merluc, i ëmbël, i skuqur (pjatë tipike e Ligurias)

Koha e Përgatitjes (minuta):

Vështirësia:

Përbërësit

  • 500 gr merluc
  • 20 gr sheqer
  • 2 thelpij hudhër
  • 2 gjethe sherebelë
  • 1 lugë uthull vere të bardhë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 2 deri në 3 lugë miell
  • vaj ulliri

Përgatitja

Lyejeni merlucin me miell dhe skuqeni mirë nga të dyja anët, në një tigan me vaj ulliri (pothuaj nga katër minuta për secilën anë).

Kur copat e merlucit të jenë skuqur, vendosini në një letër kuzhine që të thithë vajin.

Në një tigan tjetër hidhni verën e bardhë, hudhrën e prerë në copa të vogla, sheqerin, uthullën dhe gjethet e sherebelës.

Lëreni të ziejë dhe më pas shtoni copat e skuqura të merlucit.

Lëreni në zjarr të fortë edhe për pesë minuta të tjera, duke i kthyer copat e merlucit herë pas here në mënyrë që të marrin sa më shumë aromën e erëzave.

Servireni të nxehtë.


Fjalet kyqe : receta  huaja  merluc  embel  skuqur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embëlsirë Me Shije Vanille
Biskota amerikane me çokollatë
Pogaçe me djathe te bardhe