Menyra e ruajtjes se ushqimit pa frigorifer
Menyra e ruajtjes se ushqimit pa frigorifer

Menyra e ruajtjes se ushqimit pa frigorifer

Kuzhint.com

( Do te sjellim metodat e ruajtjes se disa prej ushqimeve )

Papritur na prishet frigoriferi dhe nuk kemi lekë të blejmë tjetër, nuk kemi as qilar apo frigorifer pasiv.

Nuk kemi mundësi as ti thajmë ushqimet se koha është e freskët apo e lagësht.

Nuk ka nevojë ti hedhim poshtë ushqimet, mund ti ruajmë ato ndryshe.

Në këtë artikull mund të lexoni si mund të ndërtojmë një vend të freskët për ruajtjen e ushqimeve, kurse më poshtë ka disa mënyra ruajtjeje pa frigorifer.

Mishit i hiqen kockat, pritet copa-copa të vogla dhe skuqet në zjarr të ulët për disa orë.

Skuqja bëhet në zjarr të ulët që të shkrijë dhjami dhe që mishi të thahet sa më shumë (të mos digjet nga jashtë dhe të mbetet i butë nga brenda).

Foto 1: mishi skuqet

Foto 2: Mishi tani shpërbëhet lehtë.

Ai shtypet që të bëhet fije-fije.

Mishi i nxehtë, i skuqur hidhet në enën ku do ruhet, vihet sa më ngjeshur dhe mbulohet me yndyrë të shkrirë, të nxehtë.

Nëse mishi nuk ka dhjam të mjaftueshëm përdoret yndyrë tjetër si gjalp etj.. Yndyra nuk lejon ajrin të depërtojë deri tek mishi kështu e mbron nga prishja.

Ena mbyllet me kapak.

Kur do konsumohet mish, nxirret aq sa na duhet, skuqet prapë që të vritet ndonjë patogjen i mundshëm.

Yndyra e shkrirë, e nxehtë rihidhet në enë që të mbulojë hapësirën e liruar nga mishi i nxjerrë.

Në verë mishi me këtë metodë ruhet mbi një muaj (6 javë sipas një përdoruesi të kësaj metode) kurse në dimër më gjatë.

Gjatë gjithë proçesit enët, lugët, duart duhet të jenë të pastra dhe mishi, yndyra, brendësia e enës ku do ruhet mishi të preken sa më pak që të minimizohet rreziku i kontaminimit.

Për ruajtje më të gjatë mishi kriposet dhe përdoren erëza.

Foto 3: Mish i ruajtur në dhjam

Rezultati përfundimtar është disi i ngjashëm me sallamin.

Edhe ky ka një përqindje të lartë dhjami dhe pak lagështirë.

Na ndiqni per me shume: www. tegatujm. com


Fjalet kyqe : keshilla  menyra  ruajtjes  ushqimit  frigorifer  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsire e bute me cokolad
Pite Ramazani
Roladë me perime