Medalion me mish lope, asparagus dhe patate
Medalion me mish lope, asparagus dhe patate

Medalion me mish lope, asparagus dhe patate

Kuzhint.com

Përbërësit: 4 Asparagus 1 Lugë gjelle gjalp 1 Lugë qaji uthull 1 Qepë e vogel 60 ml verë të bardhë 1 Prise krip dhe piper 150 gr Gjalp 2 të verdhë të vezëve 500 gr patate 1 Thelp hudhrë 150 ml qumësht 100 ml ajke Muskat Metoda e përgatitjes: Qumështin me ajken dhe hudhrën e shtypur e hedhim në një tenxhere dhe e vlojmë pastaj ia hedhim kripën, muskatin dhe piperin. Patatet i pastrojme pastaj i qerojme dhe i presim në feta.

Patatet e prera i hedhim të qumështi i vluar i perzim mir dhe pastaj i derdhim në një tepsi.

Te pjeket në temperatur 160 Grad per 45 minuta.

Siper mundeni ti hedhni edhe kaqkavall të bluar. Spargun e pastrojme dhe e qerojme.

E vendosim në folie siper i hedhim buter pastaj krip, sheqer dhe piper e mbulojme mire dhe e vendosim në furre per tu pjekur per 40-45 minuta në temperatur 160 Grad. Buterin e vendosim në një tenxhere dhe e shkrim.

Me ane të një lecke kuzhine e kullojme. Uthullen, veren e bardhe, qepen e prere në copa, kripin dhe piperin i hedhim në një tenxhere dhe i nxehim mbi shporet.

Mandej e rrahim sebashku me të verdhat e vezeve deri sa të trashet masa. (Tenxheren e vendosni siper një tenxheres të mbushur me uje të nxeht pastaj e rrahni me mikser).

Tani me kujdes duke e perzier ia shtojme edhe buterin.

E provojme edhe njehere per krip. Medallionat i pjekim në tigan nga 2 minuta dhe i vendosim pastaj në furre në temperatur 160 Grad per 10 minuta. Pasi të gjitha jane të pergaditur tani mund ta bejme servimin duke i vendosur asparguset në njeren anen të pjates pastaj patatet gratin afer asparaguseve, mishin siper.

Gati për ta servuar...

Ju bëftë mirë. /Puhia. com/


Fjalet kyqe : receta  huaja  medalion  mish  lope  asparagus  patate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota të shijshme me sheqer pluhur
Mollët dhe mjalti kthejnë fuqinë
Qumështi i artë pija që do t’ju ndryshojë jetën