Mënyra më e pashëndetshme e përgatitjes së peshkut
Mënyra më e pashëndetshme e përgatitjes së peshkut

Mënyra më e pashëndetshme e përgatitjes së peshkut

Kuzhint.com

Nëse rregullisht hani peshk të zier apo të pjekur në skarë, mund të mbroheni nga pamjaftueshmëria e zemrës.

Mirëpo nëse e preferoni atë të fërguar, atëherë efekti është i kundërt.

Peshku i pasuruar me acide omega-3-yndyrore, për shkak të bollëkut të këtij acidi mund të ruajë zemrën, zvogëlojë rrezikun nga sulmi në zemër, mund të ndihmojë në parandalimin e degjenerimit senil makular të syrit (shkaku më i shpeshtë i verbërimit te personat në moshë), zvogëlon nivelin e triglicerideve dhe gjithashtu mesatarisht ul shtypjen e gjakut.

Mirëpo, mirëpo nuk do të ketë asnjë dobi nëse peshkun nuk e përgatitni në mënyrë të duhur.

Shkencëtarët pranë Fakultetit të Mjekësisë në Northwestern, transmeton Telegrafi, kanë analizuar shprehitë ushqyese te 84. 500 femra, të cilat kanë kaluar menopauzën.

Ato të cilat kanë ngrënë më shumë peshk të pjekur (pesë porcione në javë) kanë pasur 30 për qind rrezik më të ulët nga pamjaftueshmëria e zemrës, në krahasim me pacientet të cilat kanë ngrënë peshk pothuajse një herë në javë.

Ndërkaq, vetëm një porcion i peshkut të fërguar në javë, ka ngritur rrezikun për pamjaftueshmëri të zemrës në 48 për qind.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se peshku i fërguar rrit sasinë e trans-yndyrave, të cilat ndërlidhet me rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.


Fjalet kyqe : keshilla  menyra  pashendetshme  pergatitjes  peshkut  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Një pije qudibërse që shëron shumë smundje
Kifle të ëmbla
Kekë i shpejt me çokokrem