Makarona me speca, parmexhan dhe borzilok
Makarona me speca, parmexhan dhe borzilok

Makarona me speca, parmexhan dhe borzilok

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

400gr makarona me forma, 2 speca te kuq, 1 thelp hudhër, borzilok sipas dëshirës, pak majdanoz, 40gr stika pishe, 40gr parmexhan i grire, 4 luge gjelle vaj dhe kripe

Pregaditja e recetës :

Ngroheni furrën ne temperaturën 240 C.

Piqini specat për rreth 40 minuta.

Lërini me pas te ftohen dhe hiquani lëkurën. (Mund t’i piqni specat edhe ne sobe, ose ne zgare).

Largojuni me pas edhe farat dhe i grini.

Majdanozin dhe borzilokun pastrojeni dhe grijeni holle.

Stikat i vendosni ne një tigan dhe i piqni pak.

Gjysmat përziejini me hudhrën, majdanozin e borzilokun dhe 3 luge vaj.

Shtoni kripe.

Zieni makaronat.

Specat e pjekur te grire skuqini dhe pak ne tigan me 1 luge vaj.

Pasi makaronat te bëhen, kullojini.

Shtoni sipër specat, salcën e përgatitur me stikat, hudhrën dhe erëzat si dhe pjesën tjetër te stikave qe kishit hequr mënjanë.

Përziejini mire, shtoni sipër parmexhanin dhe shërbejini.


Fjalet kyqe : gjellera  makarona  speca  parmexhan  borzilok  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Nohut me mishe pule nga Kaltrina  Berisha
 Biskota në form shahu
Qofte me kunguj dhe salce te bardhe