Makarona me mishe  te bluar nga ne "Tegatuajm.com"
Makarona me mishe te bluar nga ne "Tegatuajm.com"

Makarona me mishe te bluar nga ne "Tegatuajm.com"

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

350 gr makarona të shkurtra ose të gjata,, 300gr mish të bluar (viçi ose të përzierë),, 400gr salcë domatesh,, 1 qepë,, 1 karotë,, 1 thelpinj hudhre,, 1 gotë verë e bardhë,, majdanoz të grirë hollë,, djathë kaçkavall të grirë,, kripë,, piper,, vaj ulliri.

Pregaditja e recetës :

Fërgojmë në vaj ulliri qepën, hudhrën dhe karotën e grirë hollë derisa të zbuten

Shtojmë mishin e grirë, e copëtojmë me një pirun në mënyrë që të shkriftohet dhe e lëmë derisa të marrë ngjyrë.

E shuajmë të gjithë përbërjen me verën e bardhë të cilën e lëmë të avullojë në zjarr të fortë.

Shtojmë salcën e domateve, 1 gote ujë, kripë, piper dhe e lëmë salcën të ziejë në zjarr mesatar me kapak të mbyllur për rreth 20 minuta apo derisa mishi i grirë të jete gatuar plotësisht.

Ndërkohë ziejmë makaronat në ujë me kripë deri sa të jenë gati.

Kur salca me mish të grirë të jetë gati, shtojmë majdanozin e grirë hollë, 4 lugë djathë kaçkavall dhe e bashkojmë me makaronat tashmë të ziera ose ia hedhim makaronave sipër.

Ju befshin mire nese i gatuani sipas recetes.


Fjalet kyqe : gjellera  makarona  mishe  bluarnga  tegatuajm  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Khachapuri
Mantija me form pak me ndryshe
TA KAM FALUR I DASHUR BABA