Majdanozi freskon dhe pastron thellësisht lëkurën
Majdanozi freskon dhe pastron thellësisht lëkurën

Majdanozi freskon dhe pastron thellësisht lëkurën

Kuzhint.com

Që t’i gëzoheni fytyrës së bukur, me lëkurë të shëndetshme dhe të re, ju prezantojmë tonik nga majdanozi të bërë në kushte shtëpiake. Me anë të këtij toniku ju do ta pastroni thellësisht lëkurën dhe do ta stimuloni prodhimin e kolagjenit dhe elastinit në lëkurën e fytyrës tuaj. Një nga mënyrat më të lehta dhe më të thjeshta për të rigjeneruar lëkurën e fytyrës, është me majdanoz! Ju nevojiten tre lugë majdanoz të prerë imët dhe 200 ml ujë.

Zieni majdanozin në ujë për rreth 15 minuta.

Pasi përbërja të ftohet kullojeni dhe me ndihmën e pambukut, masazhojeni fytyrën tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje.

Lëreni ashtu për disa minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën më ujë të vakët. Majdanozi e freskon lëkurën dhe i largon pigmentimet e ndryshme në lëkurë, kështu do të fitoni një ten të pastër porcelani. Provoni këto procedura natyrore kozmetike nga ‘Milingona’ dhe do të bindeni se akrepat e kohës mund të ngadalësohen!


Fjalet kyqe : keshilla  majdanozi  freskon  pastron  thellesisht  lekuren  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Karrotë dhe mjaltë kundër akneve
MILK SHAKE ME BANANE
Sallat rrole me majonez dhe perime