Lule basani një ilaç natyral kundër depresionit
Lule basani një ilaç natyral kundër depresionit

Lule basani një ilaç natyral kundër depresionit

Kuzhint.com

Konsumimi i suplementëve me përmbajtje lule basani (kantarioni, lat. hypericum perforatum) mund të jetë një alternativë efektive e barnave që përdoren për të mjekuar depresionin.

Studimet gjermane kanë treguar se kjo bimë ka efekte të fuqishme antidepresive dhe mund të përdoret që nga rastet e depresionit mesatar deri te i shumë i shprehur.

Kërkuesit e kanë krahasuar efektin e lule basanit me efektin e paroksetinës, një prej ilaçeve më të popullarizuara për trajtimin e depresionit.

Rezultatet kanë treguar se te grupi që ka përdorë lule basani simptomat e depresionit janë pakësuar për 50 për qind (te gjysma e pacientëve), derisa te grupi që ka përdorë paroksetin efekti është shfaqur te 35 për qind e pacientëve.

Përveç që është treguar më efektiv, lule basani po ashtu ka dhënë edhe më pak efekte anësore krahasuar me paroksetinën.

Sidoqoftë këto janë studime të kufizuara dhe në rastet depresionit që zgjat dhe që është i shprehur është e nevojshme konsultimi me mjekun.

Përzierja e vajit të ullirit me lulet e basanit, krijon një masë që në shumë kultura, në mbarë botën konsiderohet si një balsam magjik.

Në vendin tonë ky preparat përgatitet duke ndjekur këtë mënyrë.

Lulet e basanit hidhen në një shishe me vaj ulliri dhe kjo masë lihet në një ambient të errët për dyzetë ditë.

Pas kësaj kohe, kur farat e zeza të lules te kenë lëshuar pigmentin e tyre dhe vaji të ketë marrë ngjyrën e kuqe karakteristike, atëherë kjo përzierje mund të përdoret për të kuruar plagët e diegiet e jashtme.

Mund të konsumohet edhe duke pirë një lugë në ditë për të kuruar sëmundje të ndryshme të stomakut, mëlçisë, e më shumë.

Vaji përdoret edhe për kurimin e formave të ndryshme të gastritit.

Kultivimi i kësaj bime dhe përdorimi i saj në preparate të ndryshme të mjekësisë popullore përbën një fushë me interes për kërkimin shkencor dhe mjeksore.


Fjalet kyqe : keshilla  lule  basani  ilaq  natyral  kunder  depresionit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e shijshme një recet hungareze
Dieta me ujë për dobësim të shpejtë
Makarona tri ngjyreshe  me salc perimesh