Linguini me karkaleca dhe spec djegës
Linguini me karkaleca dhe spec djegës

Linguini me karkaleca dhe spec djegës

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

300 gr linguini, 200 gr bizele dhe Kripë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër të grirë, 100 ml verë e bardhë, 1 spec djegës i madh i grirë hollë, 25 karkaleca të mëdhenj të pastruar, 12 domate të vogla të prera në gjysëm, 2 lugë gjelle borzilok i grirë

Pregaditja e recetës :

Ziejmë linguinit sipas udhëzimeve të amballazhit në ujë me kripë.

2 minuta para se të jenë gati linguinit shtojmë dhe bizelet.

Ndërkohë nxehim vajin në një tigan.

Skuqim në të karkalecat bashkë me hudhrat dhe specin djegës për rreth 2 minuta në zjarr të mesëm.

Shtojmë domatet dhe vazhdojmë të skuqim për 2 minuta të tjera.

Shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë të reduktohet.

Kullojmë linguinit dhe i hedhim në tigan bashkë me bizelet, borzilokun dhe pak nga uji ku zienë.

Përziejmë në zjarr të fortë deri sa salca të ketë viskozitetin e dëshiruar.

Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë menjëherë.


Fjalet kyqe : gjellera  linguini  karkaleca  spec  djeges  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si të dallojmë peshkun e freskët?
  Bakllav e pergaditur ngaAfërdita Pakashtica Dita
Makarona me ton ne furre nga Fitore Ademi Fejza