Lavamani – çerdhja më e madhe e baktereve
Lavamani – çerdhja më e madhe e baktereve

Lavamani – çerdhja më e madhe e baktereve

Kuzhint.com

Të gjitha kuzhinat, madje edhe ato të cilat në pamje të parë duken jashtëzakonisht të pastra, mund të jenë të mbushura me baktere të ndryshme.

Vatrat e mikrobeve janë më shpesh ato vende në të cilat do të dyshonit më së paku, si sfungjerët për pastrim ose dërrasat për prerje.

Vend për panik nuk ka, sepse me disa këshilla të ekspertëve, bakteret nuk do ta "përmbysin" kuzhinën tuaj.

Asnjëherë mos i pastroni lavamanin dhe elementet e kuzhinës me të njëjtin sfungjer.

Ky është një nga gabimet më të zakonshme, sepse pak njerëz e dinë se lavamani është vendi më i papastër në shtëpi.

Prandaj përdorni sfungjerë të ndryshëm dhe ndërroni ata shpesh.

"Çerdhe" të baktereve janë leckat e kuzhinës, të cilat përdoren kryesisht për t’i tharë enët e pastruara apo duart.

Megjithatë, problemi është se pas kësaj lecka mbetet e lagësht dhe në kombinim me nxehtësinë e kuzhinës ajo bëhet një "vend i përkryer" për zhvillimin e baktereve.

Dhe prandaj leckat duhet të ndërrohen shpesh dhe patjetër të zihen.

Vendet e "rrezikshme" në kuzhinë janë edhe dorezat.

Derisa e përgatisim ushqimin shpesh kemi nevojë për ndonjë gjë nga kabinetet e kuzhinës apo frigoriferi, prandaj bakteret nga dorezat lehtë "transferohen" në ushqim.

Mënyra më e thjeshtë për ta shmangur këtë është që t’i pastrojmë duart, por shumë njerëz nuk dinë se si duhet të bëhet kjo siç duhet. Është shumë e rëndësishme që t’i mbani ato nën ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe ngadalë t’i fërkoni me sapun për të paktën 15 sekonda, dhe pasi që t’i shpëlani, t’i thani mirë me një peshqir të pastër ose peshqir letre.

Gjithashtu, pas larjes së duarve mos e mbyllni rubinetin me duar, sepse bakteret përsëri do të barten në shuplakat tuaja.


Fjalet kyqe : keshilla  lavamani  qerdhja  madhe  baktereve  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Speca turshi nga Egzona Ami Fejzullahu
Rolad  dy ngjyrshe
Donauwelle- nje keke me shume shije