LËNGU I THANAVE SHËRUS PËR FEMIJËT
LËNGU I THANAVE SHËRUS PËR FEMIJËT

LËNGU I THANAVE SHËRUS PËR FEMIJËT

Kuzhint.com

LENGU I THANAVE MUND TE PARANDALOJE INFEKSIONET E SISTEMIT URINAR TE FEMIJET:

Hulumtimi kanadez i kryer në 40 fëmijë të cilët në vitin paraprak kanë pasur të paktën dy infeksione të sistemit urinar, ka treguar që lëngu i thanës i cili përmban përbërësit e caktuar antibakterial, mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të përsëritura të sistemit urinar te fëmijët.

Është dëshmuar që lëngu i thanës, i cili përmban koncentrime të larta të proantocianideve, mund të reduktojë rrezikun nga infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët për dy të tretat.

Gjithsesi duhet ta keni parasysh që të gjitha lëngjet e thanës nuk kanë koncentrime të kënaqshme të proantocianideve, veçanërisht ato që janë të përziera me lëngje tjera.

Po ashtu, nëse lëngu përmban sasi më të mëdha të sheqerit, do të thotë kalori, dhe konsumimi i tepruar i tij mund të shkaktojë diarre te fëmijët.

Por, shtyrja e fëmijës për të pirë lëng të paëmbëltuar të thanës, po ashtu mund të jetë sfidë.

Infeksionet e sistemit urinar te fëmijët janë relativisht të shpeshta, kështu që vajzat kanë rrezik prej 8 për qind për të pasur infeksion gjatë fëmijërisë, derisa te djemtë ky rrezik është vetëm 2 për qind.

Përveçqë janë të pakëndshme, infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë.

Pasi që antibiotikët mund të kenë efekte të caktuara anësore dhe aplikimi i tyre i tepruar mund të ndikojë në zhvillimin e baktereve rezistente, lëngu i thanës mund të jetë alternativë më e mirë.

Sigurisht, nuk duhet të harrohet që kjo nuk dot thotë që lëngu i thanës mund të shërojë të gjitha infeksionet e sistemit urinar dhe që në disa raste aplikimi i antibiotikëve do të jetë i domosdoshëm.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE.

Faleminderit


Fjalet kyqe : keshilla  lengu  thanave  sherus  femijet  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Gershet kifle
 Shurupë (pije)nga ftoni
Cilat janë ilaçet që këshillojnë mjekët për të ulur kolest