Lëngu i rrushit, shërues universal
Lëngu i rrushit, shërues universal

Lëngu i rrushit, shërues universal

Kuzhint.com

Krahas veçorive që përmendëm më sipër, lëngu i rrushit ka edhe shumë veçori të pazbuluara akoma.

Specialistët mendojnë se me anë të vitaminave dhe mineraleve që përmban lëngu i rrushit të mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

I pasur me vitaminat A,

B dhe C, potasium dhe hekur, lëngu i rrushit shton rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve.

Krahas veçorive të njohura përbërësit antioksidues të tij pengojnë krijimin e qelizave kanceroze Lëngu i rrushit është një hollues i mire gjaku dhe parandalon infarktet e zemrës.

Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen e lëkurës.

Dobitë e lëngut të rrushit të njohur nga populli edhe si qumësht bimor nuk kanë të mbaruar.

I pasur me potasium dhe hekur të nevojshëm për të krijuar qelizat e hemoglobinës, të cilat transportojnë oksigjenin në gjak lëngu i rrushit ndihmon edhe në hedhjen e toksinave nga trupi.

Krahas kësaj këto veçori e mbrojnë trupin nga infeksionet dhe forcojnë sistemin imunitar.

Sheqeri natyral i gjendur tek lëngu i rrushit zgjidhet shpejt duke u bërë një burim i mire energjie.

Me ndihmën e përbërësve që ka lëngu i rrushit ndihmon në hollimin e gjakut dhe mundëson mbrojtje përballë sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë, variçeve.

Të sëmurëve të cilët kanë probleme me gjakun dhe bllokimin e enëve të gjakut mjekët u rekomandojnë konsumimin e të paktën një gote lëng rrushi në ditë.


Fjalet kyqe : keshilla  lengu  rrushit  sherues  universal  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me fruta  mali nga  tegatuajm
Torte me puding dhe jogurt
Tatli nga Jonila Vila