Lëngu i karotës
Lëngu i karotës

Lëngu i karotës

Kuzhint.com

Përmirëson shikimin

Karota përmban beta-karotene dhe luteinë, përbërësit që gjenden në retinë.

Dihet se këta dy përbërës ndikojnë në shikim të mirë, por edhe mbrojnë nga problemet e syrit si glaukoma.

Ato gjithashtu ndihmojnë tek e ashtuquajtura verbëria e natës.

Forcon imunitetin:

Lëngu i karotës është i pasur me një shumëllojshmëri të përbërësve dhe antioksidantëve ushqyes që forcojnë sistemin imunitar.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak

Lëngu i karotës përmban përqindje të lartë të karotenoideve, komponimeve për të cilat besohet se veprojnë në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Është i dobishëm për lëkurën:

Karota është e pasur me vitaminë A dhe C të cilat ndihmojnë në kujdesin e lëkurës, parandalojnë tharjen e saj, ndërsa ndikojnë dobishëm në rastet e psoriazës dhe njollave në lëkurë.

Përveç kësaj, antioksidantët nga karota e ngadalësojnë procesin e plakjes dhe ndihmojnë në prodhimin e kalogjenit, i cili është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës.

Përmirëson tretjen:

Nëse pini lëng të karotës 20 minuta përpara se të hani, do ta stimuloni prodhimin e lëngjeve digjestive gjë që e lehtëson tretjen.

Gjithashtu, lëngu i karotës përmban fibra të tretshme të cilat gjithashtu e përmirësojnë tretjen. sinfeycook. blogspot. de

Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm.


Fjalet kyqe : keshilla  lengu  karotes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keshille per anemi me arra jeshile dhe mjalte nga Florije Krasniqi
Torte të vogla me pudingë
Torte e thjesht me limon dhe miell misri