Kunguj omeletë
Kunguj omeletë

Kunguj omeletë

Kuzhint.com

Përbërësit: 500 g kunguj të njomë kripë 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle borzilok i grirë 2 vezë Piper i zi 1 lugë gjelle gjalp

Përgatitja: Prijini kungujt e njomë nga të dyja anët dhe grijini në një rende me vrima të mëdha.

Më pas përziejini kungujt me një lugë çaji kripë dhe lërini për gjysëm ore.

Më pas hidhini në një kullesë dhe shtypini për t’u hequr lëngun e tepërt.

Nxehni vajin e ullirit në tigan dhe skuqini kungujt derisa të marrin ngjyrë të artë, për 6-7 minuta.

Shtoni më pas borzilokun dhe hiqeni nga zjarri duke e lënë të ftohet për pak.

Rrihni lehtë vezët me pirun në një enë, shtoni kungujt e njomë, piperin dhe pak kripë.

Nxeheni gjalpin në tigan shtoni përzierjen me kungujt e njomë dhe shpërndajeni mbi tigan.

Gatuajeni derisa veza të piqet në skaje.

Uleni nxehtësinë dhe vazhdoni ta gatuani derisa vezët të mos tkurren por të jenë ende të buta nga sipër.

Tundeni tiganin për të shkëputur omeletën nga baza e tiganit dhe lëreni të rrëshqasë në një pjatë.

Mbulojeni pjatën me një tigan dhe kthejeni me kokë posht në mënyrë që të piqet edhe ana e sipërme e omeletës.

Gatuajeni për rreth 1 minutë edhe nga ajo anë dhe më pas hidheni përsëri në pjatë.

Lëreni të ftohet pakëz dhe më pas prijeni në trekëndësha dhe shërbejeni me sallatë.

Lexoni me shume tek: www. living. al


Fjalet kyqe : receta  huaja  kunguj  omelete  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Quiche lorraine’, byrek tradicional francez
Petulla te gatuara nga tegatuajm
Përfitimet shëndetësore nga biskotat